Politike

Alice Taylor takim me "Djallin", në podkast/ Rama Vetëm në 2019-n nga Shqipëria ikën 44 mijë shqiptarë, ja përse

Rama u ndal edhe te çështja e largimit të shqiptarëve ndërsa solli në vëmendje një shkrim të gazetares britanike, e cila thotë se “në vitin 2019 u larguan nga Shqipëria 360 699 njerëz, e barazvlefshme me 12.4%”.

15 Prill 2023, 09:46 Nga k.m.
Alice Taylor takim me "Djallin", në podkast/ Rama Vetëm
Edi Rama dhe Alice Taylor

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë në pyetje Alice Taylor, gazetarja dhe redaktorja me origjinë britanike, e cila jeton në Shqipëri prej gati pesë vitesh. Taylor ishte e ftuar në episodin e dytë të podkastit “Flasim” të Kryeministrit Edi Rama, ku diskutoi më së shumti lidhur me largimin e të rinjve nga Shqipëria. Rama u ndal edhe te çështja e largimit të shqiptarëve ndërsa solli në vëmendje një shkrim të gazetares britanike, e cila thotë se “në vitin 2019 u larguan nga Shqipëria 360 699 njerëz, e barazvlefshme me 12.4% të popullsisë”. Me dokumentin në dorë, kreu i qeverisë pretendon se në fakt janë ikur më pak, rreth 50 mijë qytetarë.

Minuta 16.00

"Në 2019, personat që u larguan nga vendi ishin 43.850 persona, por kemi ata që po ikin, e ata që kthehen. Ata që kthehen nga emigrimi dhe ata që kanë dështuar me tentativën e tyre për të emigruar,"-tha Rama. 

Por për largimin e tyre, ka një version ndryshe.

"Duhet ta shohim më ndryshe të gjithë gjënë sepse globalizimi ka arritur kudo edhe në zonat më rurale të Shqipërisë. Njërëzit tërhiqen dhe kanë prijen të thonë; jam një 20-vjeçar, po jetoj në fshat. Nuk më interesojn sa progres ka qeveria sepse nuk ka asgjë për mua, përkundrejt asaj që më ofrohet në Londër apo dhe në Berlin, apo diku tjetër. Në vend që të pres si prindërit e mi do të iki tani. Ju thoni që në 2 vitet e para të mandatit të Ramës, njerëzit e dinin se si do të shkonte puna. Unë mendoj se 2015 ishte momenti kur u hap një rrugë e re nga më shumë se 1 milionë refugjatë që shkonin në Gjermani dhe në Veri, ose Kanali. Sapo shfaqeshin disa njerëzit e kishin planifikuar dhe të tjerë duket se e panë si mundësi dhe thanë ta provonin."

Ndër të tjera, kryesocialisti edhe e falenderoi për mbështetjen që i jep Shqipërisë.

"Më duhet të të falenderoj që e ke ngritur zërin për këtë gjë sepse ne na duhen zëra për të luftuar lidhur me atë që është e drejtë apo e gabuar. Fakti që je britanike, na bën të ndjehemi më mirë."

edi rama alice taylor

Sondazh

Poll