Politike

FOTOGALERI- Belind Këlliçi viziton ekspozitën nga fotoreporteri Felix Bilani: Pasuria e vendit tënd

Ekspozita e Bilanit në selinë e Partisë Demokratike, në ditën e parë u vizitua nga kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. 

14 Prill 2023, 22:05 Nga k.m.
FOTOGALERI- Belind Këlliçi viziton ekspozitën nga fotoreporteri
Pamje nga ekspozita

TIRANË- Ka vazhduar edhe këtë të premte projekti "selia e PD-së përtej politikës". Fotoreporteri i njohur Felix Bilani, ka sjellë një ekspozitë fotografie të quajtur “Pasuria e vendit tënd”.

Ekspozita e Bilanit në selinë e Partisë Demokratike, në ditën e parë u vizitua nga kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. Këlliçi u njoh me disa nga pasuritë e vendit tonë të fiksuara nga fotografi Bilani.

Krahas tij, ekspozita është vizituar edhe nga kryesuesi i listës së kandidatëve të opozitës për këshillin bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, deputetja Albana Vokshi dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

 

felix bilani

Sondazh

Poll