Politike

Zgjedhjet lokale/ SHIFRAT- Sa kandidatë dhe përfaqësues të KQZ-së të 'aktivizuar' më '14 Maj', përfaqësimi i grave i ulët

Për 61 bashki të vendit garojnë 141 kandidatë, prej të cilëve vetëm 17 janë gra.

14 Prill 2023, 21:15 Nga A.B
Zgjedhjet lokale/ SHIFRAT- Sa kandidatë dhe përfaqësues të
Foto ilustruese

TIRANË- Sot shënon zyrtarisht çelja e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të '14 Majit'. Partitë politike kanë nisur garën e secili prej kandidatëve po shpalos para popullit premtimet për të siguruar një votë më '14 maj'. E ndërkohë që politika po 'punon', puna ka nisur edhe në administratat e KQZ-së. 

Po sa të persona janë përfshirë zyrtarisht në këto zgjedhje lokale (përfshirë kandidatët, numëruesit dhe komisionerët)?

Në Shqipëri ka 23,646 kandidatë për anëtar këshilli bashkiak e nëse bëhet një përllogaritje me komisionerë dhe me numërues, numri i tyre arrin rreth 35 mijë.

Por, për sa i përket përfaqësimit të grave që garojnë për bashkitë e vendit është më i ulët. Pedagogia Iris Luarasi, bën të ditur se për 61 bashki të vendit garojnë 141 kandidatë, prej të cilëve vetëm 17 janë gra. Në këto zgjedhje vendore Partia Socialiste garon me 8 kandidate gra, Partia Demokratike me 4, njëjtë edhe koalicioni Bashkë Fitojmë, ndërsa vetëm një për PDIU-në.

Që prej vitit 1992, në 9 procese zgjedhore, vetëm 6% e të zgjedhurve në krye të bashkive janë gra, duke bërë që më së shumti të mbizotërojnë burrat./Dosja.al

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll