Politike

Kënga e fushatë së PS-së, Veliaj: Rama një nga kontribuuesit më të mëdhenj. Nisi si batutë...

Erion Veliaj tha se ishte kryeministri Edi Rama, një nga kontribuesit kryesor të këngës.

14 Prill 2023, 17:06 Nga k.m.
Kënga e fushatë së PS-së, Veliaj: Rama një nga
Erion Veliaj

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me këngën e fushatës së Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit, "Vetëm përpara". Në një intervistë të dhënë për emisionin ‘Studio Live’, Veliaj tha se ishte kryeministri Edi Rama, një nga kontribuesit kryesor të këngës.

"Nisi si batutë dhe u kthyer në jingle dhe pastaj u kthye në këngë. Pak a shumë si mënyra si ne punojmë. Është një këngë që nuk promovon vulgaritetin. Unë besoj se duhet ta reklaksojmë pak situatën. Ne duhet të flasim për disa ide. Me kë do ta lidhë kontratën që ta çoj qytetin para! Kjo këngë është një inkasion qetësues për tu relaksuar. Nuk jemi armiq! Motivi i këngës, trajtimi i fushatës, si një festë besoj se është diçka pozitive! Kryeministri ka qenë një nga kontribuuesit më të mëdhenj në këngë,"-tha ndër të tjera Veliaj.

Kënga e fushatës së Partisë Socialiste ka marrë shumë kritika për shkak të ritmit të muzikës tallava, pa asnjë mesazh, ndryshe nga çfarë ka bërë deri më tani në historinë e tij, Rama si drejtues i PS-së. 

erion veliaj

Sondazh

Poll