Politike

Profesor Roland Bejko nxjerr 'kalin e betejës' në fushatë: Botova një libër, këtu është programi, do ua prezantojmë qytetarëve

Bejko tha se ka përgatitur një libër ku tezat do të prezantohen te grupet e interesit. 

14 Prill 2023, 13:35 Nga f.g
Profesor Roland Bejko nxjerr 'kalin e betejës' në
Roland Bejko

TIRANE- Kandidati i grupimit Alibeaj për bashkinë e Tiranës, profesor Roland Bejko planifikon që ta fitojë kryeqytetin me një libër. Nga selia e re e Partisë Demokratike, Bejko tha se ka përgatitur një libër ku tezat do të prezantohen te grupet e interesit. 

“Qëllimi ynë është të çlirojmë Tiranën nga kthetrat e grabitqarëve. Ne programin e kemi gati. Tezat e këtij program do bëhen publike ditën e çeljes dhe çdo pikë e këtij program do të prezantohet te grupet e interesit, banorët e zonave rurale dhe atje do flitet qartë, do thuhet e vërteta që është aleati ynë më i madh në këtë zgjedhje. Do kemi një rrugëtim intensiv por së bashku do ia dalim”, tha Bejko duke iu caktuar kështu edhe disa detyra elektoratit për të mësuar kështu përpara 14 majit. Pra fillimisht çdo grup interesi mesa la Bejko të kuptohej, do të studiojë librin e tij dhe më pas do të shkojë të votojë. Mbetet për tu parë rezultati në 15 maj. /Dosja.al

roland bejko zgjedhjet lokale 2023

Sondazh

Poll