Politike

Rama: Më parë pagat e ushtrisë tonë ishin për tu ardhur keq, tani ata kanë ndër pagat më të larta në rajon

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se më parë pagat e ushtrisë tonë ishin për të ardhur keq, ndërsa theksoi se tashmë situata ka ndryshuar. 

14 Prill 2023, 12:53 Nga I.A
Rama: Më parë pagat e ushtrisë tonë ishin për tu ardhur
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me rritjen e pagave për ushtrinë, tashmë ushtarët janë me pagat ndër më të larta në rajon. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se më parë pagat e ushtrisë tonë ishin për të ardhur keq, ndërsa theksoi se tashmë situata ka ndryshuar. Ky njoftim i Ramës vjen në kohën që fushata elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit është hapur.   

Postimi i Plotë:

Pagat e Ushtrisë Shqiptare ishin për një kohë të gjatë një arsye për t’u ndjerë keq për trupat e Forcave të Armatosura, por s’kishim asnjë rrugë tjetër përveçse të çonim përpara me këmbëngulje e durim ndryshimet e domosdoshme, pa të cilat pagat nuk mund të rriteshin siç duhej dhe siç e dëshironim të gjithë. Tanimë kushtet kanë ndryshuar shumë dhe ushtarakët tanë nuk janë më të fundit e rajonit për nivelin e pagave të tyre, përkundrazi, ata kanë paga ndër më të lartat të cilat do të vazhdojmë t’i rrisim drejt mesatares së NATO-s. PAGAT E REJA, falë të cilave paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet duke arritur majën historike të 900Eurove në 2024, janë frut i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe për financat tona, rritjeje të të ardhurave falë rritjes së ekonomisë, tregtisë, investimeve publike e private, rritjes së prodhimit e të eksporteve, modernizimit të sistemit të mbledhjes së taksave përmes kompjuterizimit të transaksioneve në kohë reale, lehtësimit e rritjes së shpejtësisë së shërbimeve për biznesin falë digjitalizimit të tyre, forcimit të shtetit në tërësi dhe uljes së ndjeshme të korrupsionit në tatime e dogana, po mbi të gjitha, PAGAT E REJA janë frut i punës sonë të përbashkët, të çdo shqiptari e shqiptareje, që në shtet a në privat, kontribuon për ekonominë shqiptare me punën e vet

Një muaj më parë Rama ka publikuar planin për rritjen e pagave në vend. Plani i treguar nga Rama ka dy faza, faza e parë është tani në prill, ku rroga minimale ka shkuar në 400 mijë lekë, ndërsa faza e dytë konkretizohet vitin e ardhshëm, ku sipas Ramës, paga mesatare do të shkojë 900 mijë lekë. Por sipas opozitës kjo është një mashtrim dhe blerje e qyetarëve për zgjedhjet lokale që do të mbahen në 14 maj.

edi rama

Sondazh

Poll