Politike

Berisha: SHBA duhet të hetojë për aferat dhe pronat e Kim në Shqipëri

Berisha tha se Kim ka prona këtu të marra nëpërmjet aferave korruptive.

14 Prill 2023, 12:46 Nga f.g
Berisha: SHBA duhet të hetojë për aferat dhe pronat e Kim në
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi një hetim nga ana e autoriteteve amerikane për ambasadoren Yuri Kim dhe pasurinë e saj në Shqipëri. Berisha tha se Kim ka prona këtu të marra nëpërmjet aferave korruptive.

Sali Berisha: Unë e kam bërë për të mbrojtur dinjitetin tim. E kuptoj që kjo ka qenë lënduese, nuk është antiamerikane, ata që e marrin antiamerikane, gabojnë. Kurse përsa i përket guvernatores, unë edhe njëherë i bëj thirrje Inspektorit të Përgjithshëm të DASH, FBI-së dhe Kongresit të SHBA të hetojnë aferat korruptive të ambasadores Yuri Kim, përfshi këtu edhe pronat e saj në Shqipëri. Garantoj në mënyrën më të hapur se PD është e gatshme të kontribuoj me prova dhe fakte në zbardhjen e këtyre problemeve. Kaq!/Dosja.al

 

sali berisha berisha me gazetaret 14 prill 2023

Sondazh

Poll