Politike

"Edhe në rast se..."/ Berisha analizon intervistën e Escobar: Konfirmoi fitoren time

Berisha shkeputi një frazë dhe tha se krahasuar me një vit më parë, Escobar ka qenë më optimist. 

14 Prill 2023, 12:38 Nga F.M
"Edhe në rast se..."/ Berisha analizon intervistën e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar ka konfirmuar fitoren e tij me deklaratat e bëra. Duke u ndalu tek intervista që Escobar dha për 'Top Story', Berisha shkeputi një frazë dhe tha se krahasuar me një vit më parë, Escobar ka qenë më optimist. 

"Konfirmoi fitoren time, unë e thashë pa më bërë pyetjen se në kapitalet, kryeqytetet e botës dhe Evropës po binden për rikthimin e Berishës dhe fitoren e Partisë Demokratike. Merri pak deklaratat e një viti më parë. Ky tha 'edhe po fitoi', domethënë është kandidat për të fituar. A kupton? Kuptoni?"- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll