Politike

Berisha: Nuk duan të heq non-gratan! S'e kam kërkuar kurrë

Berisha përsëriti se është prekur në dinjitet dhe se ka pritur që ti kërkohej një falje, por kjo për gati 2 vite nuk ka ndodhur

14 Prill 2023, 12:38 Nga f.m;f.g
Berisha: Nuk duan të heq non-gratan! S'e kam kërkuar kurrë
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike deklaroi sot se qëndrimi i SHBA ndaj tij që prej shpalljes non-grata nuk ka ndryshuar. Berisha përsëriti se është prekur në dinjitet dhe se ka pritur që ti kërkohej një falje, por kjo për gati 2 vite nuk ka ndodhur.

Sali Berisha: Ai tha që nuk ndryshon vendimi për non grata-n. Kam një përgjigje shumë të thjeshtë. Gazetarja Grida, por edhe ju, mund të bëni një pyetje. A ka kërkuar Sali Berisha ndryshimin e vendimit? Jo, nuk e kam kërkuar. Si mund të ndryshojë vendimi pa e kërkuar i kërkuari. Unë e kam paditur Blinken për shpifje, nuk kam kërkuar ndryshimin e vendimit. Nuk kam bërë asnjë lobim. Kam zgjedhur gjykatën, unë jam qytetar i lirë, e kam bërë me shumë keqardhje sepse ajo zyrë ku është sot Blinken, është zyra ku unë kam hyrë më shpesh në 30 vite dhe kam gjetur mbështetje, por kur tjetri të cënon në dinjitet, ka dy rrugë. Ose të kërkon falje, ose sjell prova. Por kanë kaluar dy vite dhe nuk kanë sjellë asgjë. Kanë bërë kontrolle por nuk kanë gjetur asgjë sepse fëmijët e mi nuk kanë marrë pjesë në mënyrë direkt apo indirekte në asnjë tender, në asnjë procedurë. Kështu që nuk e kam bërë për të hequr non grata-n, por për të mbrojtur dinjitetin tim./Dosja.al

sali berisha gabriel escobar sali berisha non grata

Sondazh

Poll