Politike

"Derë qelie e hapur për Ramën"/ Berisha: Escobar nuk erdhi për zgjedhjet lokale, kryefjala ishte dosja McGonigal! Intervista më pëlqeu shumë

Berisha shtoi se ai e konfirmoi se McGonigal është një dosje e hapur penale dhe se kryeministri Edi Rama rrezikon burgun. 

14 Prill 2023, 12:31 Nga F.M
"Derë qelie e hapur për Ramën"/ Berisha: Escobar nuk
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se kryefjala e vizitës së të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar në Shqipëri ishte dosja e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal. Në konferecën e përjavshme me gazetarët kryedemokrati tha se fillimisht u raportua se shkaku ishin zgjedhjet lokale, por duke analizuar intervistën e Escobar në Top Story, Berisha shtoi se ai e konfirmoi se McGonigal është një dosje e hapur penale dhe se kryeministri Edi Rama rrezikon burgun. 

Pjesë nga konferenca: 

Pyetje: Zyrtari i lartë amerikan pati disa qëndrime ndaj jush, tha që jeni e shkuara, 'non grata' nuk hiqet, si dhe dënoi sulmet ndaj Kim, duke thënë se ajo nuk përfaqëson qëndrimet personale, por ato të shefave të saj në Amerikë

Sali Berisha: Dje deklarova se më pëlqeu vizita, sot ju deklaroj me të njëjtin sinqeritet se më pëlqeu intervista e Escobar. Po pse? Sepse më faktoi që nuk isha i gabuar kur deklarova se më pëlqeu vizita, kur ju thashë shqiptarëve përmes jush se kjo vizitë shtoi një pikë para meje, ekstradimin e Ramës në SHBA. Po ku e gjeta unë këtë? Unë s'e kisha dëgjuar intervistën, atë deduksion e bëra nga takimi i paprecedentë i 32 viteve të karrierës time politike, takim në të cilin nuk u tha asnjë fjalë e vetme, ndoëse vizita u deklarua se ishte për zgjedhjet lokale. Aty nuk u tha asnjë fjalë asnjë gjë. Vetëkuptohet pse ishte kjo vizitë, kryefjala ishte vetëm një. I pyetur për Ramën dhe McGonigal, ai tha 'nuk komentoj për një çështje penale të hapur'. Kjo do të thotë derë burgu e hapur. Ai nuk tha 'nuk diskutoj për McGonigal se ka dosje', tha nuk diskutoj për dosjen. Kjo do të thotë që ishte një derë qelie e hapur për Ramën. Kjo ishte e vërteta ndaj dhe Edi Rama nxinte bashkë me ministreshat e tij me lopatë në dorë pas takimit. 

sali berisha fushata 2023

Sondazh

Poll