Politike

Berisha për fushatën e PS-së: Dukeshin të nxirë! Mburren me Bulevardin e Ri që mban vulën time

Rritjen e pagave prag zgjedhjeve nga ana e qeverisë, Berisha e konsideroi një cinizëm. 

14 Prill 2023, 12:22 Nga F.M
Berisha për fushatën e PS-së: Dukeshin të nxirë!
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar një fushatë të zbrazët e vulgare atë të zhvilluar nga Partia Socialiste. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha i krahasoi me skllevërit socialistët kur tha se të gjithë ishin rreshtuar me lopata në duar për të mbjellë pemë. Kreu i Partisë Demokratike përmendi dhe premtimet e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe tha se Bulevardi i Ri me të cilin mburret ai, ka vulën e Berishës. Rritjen e pagave prag zgjedhjeve nga ana e qeverisë, Berisha e konsideroi një cinizëm. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Nuk ka parë ndonjëherë Shqipëria një fushatë të zbrazët, vulgare, të shpëlarë si kjo që ka nisur me tallavanë e tij Edi Rama. A e dëgjuat ju dje Erion Veliajn, që shpallte për ëndërr, projekte të Sali Berishës. Varfëri ekstreme. Dhe Edi Ramës i kujtonte sapllakun e ujit në ëC-në e bashkisë. Dje tha, këtu te bulevardi i ri, paçka se bulevardi i ri ka vulën dhe firmën e Sali Berishës, me projekt e me të gjitha. Pra, kanë qeverisur tetë vite, kanë bilanc 1 milion pemë të rreme. U kujtua pas tetë vitesh të ngrirjes së rrogave, kur filluam t’u shpjegojmë shqiptarët se si u vidhisëm të fundit në Ballkan me rrogat, që të mashtronte me rrogat. Dhe paraqet si dëshmitar rrogën e Bajram Begajt. Po a ka cinizëm më të madh? Apo të admiralëve. Në një kohë kur gjysma e ushtarëve ka dorëzuar dorëheqjen. Tallje! Rendin, konfiskojnë para nëpër ministri për t’i futur në fushatë. Janë në një kaos të plotë.
Ka 1001 e një arsye që nesër të festojmë së bashku ditën e çeljes më të bukur, më premtuese, më optimiste të 31 viteve të fundit pas asaj të vitit 1992. Edhe njëherë, ftoj çdo të ri, çdo gjimnazist, çdo të ri që voton për herë të parë, të vijë nesër në Arenën e Lirisë, që për arsye komerciale ka marrë emrin Air Albania.

sali berisha fushata 2023

Sondazh

Poll