Politike

Sondazhet para zgjedhjeve, Berisha: Rama u ka dhënë kompanive 1 milionë euro për të falsifikuar rezultatet

Sipas Berishës, rikthimi i Partisë Demokratike është ndjerë kudo, madje edhe në kryeqytetet evropiane. 

14 Prill 2023, 12:18 Nga F.M
Sondazhet para zgjedhjeve, Berisha: Rama u ka dhënë kompanive 1
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë yqtetarëve që t'i bashkohen nesër në hapjen e fushatës për zgjedhjet lokale të 14 majit, në stadiumin "Air Albania". Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha hodhi akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama kur tha se sondazhet e bëra para zgjedhjeve janë të manipuluara. Berisha u shpreh se kreu i qeverisë ka paguar 1 milion euro ndaj secilës kompani në mënyrë që rezultatet të ishin ato aktuale. Sipas Berishës, rikthimi i Partisë Demokratike është ndjerë kudo, madje edhe në kryeqytetet evropiane. 

Pjesë nga deklarata e Berishës: 

Së pari, dëshiroj t’u drejtoj një thirrje të gjithë demokratëve të Shqipërisë, mbështetësve të PD-së, por edhe të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, të vijnë nesër në festën e hapjes së fushatës elektorale të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’. Kjo fushatë karakterizohet nga një frymë e shkëlqyer optimizmi dhe besimi në fitoren e njëjtë me atë të vitit 1992. Ka një situatë të elektrizuar, të cilën unë e kam përjetuar vetëm në pranverën e vitit 1992. Ka disa ngjashmëri të tjera, në pollet e asaj kohe, më kujtohet si sot kur kompania më prestigjioze e botës në atë kohë, Gallup, nxori Partinë e Punës 22 pikë përpara PD-së. Në një kohë kur më 22 mars, Partia e Punës me emër të ri, doli gjithsej me 20 përqind. Gallup, një kompani shumë serioze, mori një vendim: asnjë poll më në Shqipëri. Gjer sot, Gallup USA nuk ka bërë asnjë poll. Ajo që ka bërë poll është Gallup Bulgaria. Unë besoj se Gallup në atë kohë i mashtroi me qëllim shifrat, por antena lokale që kishte përzgjedhur, e mashtroi në mënyrë të paskrupullet Gallup-in. Edi Rama u ka dhënë kompanive të polleve, nga 1 milionë euro secilës për të falsifikuar rezultatet. Por e vërteta është se edhe në këtë falsifikim, kandidatët tanë janë në ngjitje vertikale. Ngjitja është vertikale kudo. Deri më sot s’ka bërë asnjë poll. Ajo që ka bërë poll është Gallup bullgaria. Çfarë po ndodh sot? Nuk besoj se Gallup në atë kohë i mashtroi me qëllim shifrat, por antenat lokale që kishte përzgjedhur e mashtroi në mënyrë të paskrupullt Gallupin, Edi Rama iu ka dhënë kompanive të polle-ve 1 mln euro secilës për të falsifikuar rezultatet e polleve. Kjo është e vërteta. Por sot për fat të mirë e vërteta është se përsëri në këtë falsifikimi kandidatët tanë janë në ngjitje vertikale. Në të gjitha metropolet e mëdha po flitet për fushatën tonë. E dyta, tani përveç polleve, të cilat imagjinoni ju të mos citoj unë pronarët e medieve, i merrni vetë me mend sa të çmendur janë pas parave. Kjo është njëra anë. Ka një tjetër poll që askush nuk e manipulon dot. Ky është polli që u bëhet rrjeteve sociale. Facebook, Instagram, Google dhe rrjeteve të tjera. ato po gumëzhijnë për Belind Këlliçin, Bardh Spahinë, Igli Carën, Luçiano Boçin, Ledina Aliollin e me radhë. Ka një epërsi të mahnitshme në të gjitha rrjetet pa censurë, të cilët janë ato që kanë paralajmëruar në mënyrë të pagabueshme të kandidatëve kudo, nga SHBA në Kosovë. Këtë klimë të paparë që nga viti 1992, i ftoj shqiptarët ta kururëzojnë me një manifestim madhështor si prelud i fitores nesër në ora 12 në arënen e Tiranës, Air Albania. Ajo duhet të ketë vetëm një emër, arena e lirisë. Sepse aty nisi procesi i rithemelimit, nisi udhëtimi që kurorëzohet nesër me një hapje, me një manifestim popullor të shkëlqyer. Në të gjitha metropolet e mëdha parashikohet fitorja e koalicionit tonë. Edhe ata që kanë qenë më skeptik, detyrohen ta shqiptojnë edhe publikisht.

fushata 2023 sali berisha

Sondazh

Poll