Politike

Takimi me Escobar, Alibeaj: U diskutua dhe situata në PD, dha porosi për rekomandimet e OSBE-ODHIR

Ai shtoi se porosia e Escobar ka qenë zbatimi i rekomandimeve për zgjedhjet e lira. 

14 Prill 2023, 11:44 Nga F.M
Takimi me Escobar, Alibeaj: U diskutua dhe situata në PD, dha porosi
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka zbërthyer detaje nga takimi që pati me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar. I ftuar në "Euroneës", Alibeaj tha se Escobar ka komentuar edhe situatën brenda Partisë Demokratike, por u mjaftu me kaq, pa dhënë më shumë detaje. Ai shtoi se porosia e Escobar ka qenë zbatimi i rekomandimeve për zgjedhjet e lira. 

"Escobar tregoi interesin që ai kishte për zgjedhjet vendore, zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODHIR, të cilat janë janë shumë të rëndësishme siç është bërë e ditur edhe nga përfaqësuesja e tyre zonja Kim. Raporti përcakton korrektësinë e zgjedhjeve që është guri i themelit për ngritjen e një sistemi që të përngjajë me demokracinë. I kam bërë me dije dhe zhvillimet Brenda Partisë Demokratike. Unë besoj se e kanë kuptuar çfarë ndodh me zgjedhjet, edhe raporti i ODHIR i zgjedhjeve të 25 prillit 2021 që doli menjëherë tregoi fare qartë dhe bëri skanerin se çfarë cilësie zgjedhjesh bëhen në Shqipëri,"- tha Escobar. 

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll