Politike

Kryediplomati spanjoll vjen në Tiranë, nënshkruan memorandum dhe del në deklaratë për mediat

Në fokus të diskutimeve në takimin dypalësh do të jetë bashkëpunimi mes vendeve dhe trajtimi i linjave kryesore të Presidencës së ardhshme spanjolle të BE-së.

14 Prill 2023, 10:30 Nga F.M
Kryediplomati spanjoll vjen në Tiranë, nënshkruan memorandum dhe
Jose Manuel Albares Bueno

TIRANË- Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Spanjës, Jose Manuel Albares Bueno do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Mësohet se Albares Bueno do të pritet nga ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Të dy do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për mediat.

Në fokus të diskutimeve në takimin dypalësh do të jetë bashkëpunimi mes vendeve dhe trajtimi i linjave kryesore të Presidencës së ardhshme spanjolle të BE-së.

Gjithashtu, në përfundim të takimit do të nënshkruhet edhe një memorandum mirëkuptimi në forcim të bashkëpunimit në procesin e integrimit evropian, mes Shqipërisë dhe Spanjës.

jose manuel albares bueno ministri spanjoll ne tirane

Sondazh

Poll