Politike

“Lokalet”/ Këlliçi e ftoi në debat, Veliaj: Nuk kam ç’flas me ata që braktisën 4 vite punën! Kulmi i tyre, torta e pavarësisë

Erion Veliaj u shpreh se nuk mund të ketë debat me një palë e cila braktisi punën për 4 vite.

13 Prill 2023, 23:51 Nga k.m.

 

“Lokalet”/ Këlliçi e ftoi në debat, Veliaj: Nuk kam
Erion Veliaj

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kandidati i Partisë Socialiste tha se nuk do të ketë përballje me kandidatin e koalicionit "Bashkë fitojmë", Belind Këlliçi. Në një intervistë të dhënë për emisionin "Open", Erion Veliaj u shpreh se nuk mund të ketë debat me një palë e cila braktisi punën për 4 vite.

“Nëse do e trajtoni si betejë gjelash si ato që ndodhnin në Peqin më parë, patjetër, por kjo është më tallava se kënga jonë. Kemi një vendim politik. Një parti që iku 4 vjet nga puna e kthehen tani e thonë këtu nuk është bërë asgjë, kjo nuk është më debat. Kulmi i qytetërimit të qytetit kur e drejtonin këta, ishte torta e pavarësisë. Kur sheh skenën me kova e kupton si ishte parku Rinia e Lana, thua kjo parti e la Tiranën pa një shkollë të re, në banjën e bashkisë së Tiranës ka pasur fuçi dhe sapllakë blu për tu shpërlarë alla franga,”- tha Veliaj.

erion veliaj

Sondazh

Poll