Politike

"Ta hongsha zemrën"/ Veliaj: Kënga jonë, himn i Shqipërisë normale. Nisi si lojë, por doli si diçka e bukur

Erion Veliaj ka komentuar këngën e zgjedhur për të udhëhequr fushatën, e cila është kritikuar në lidhje me rrymën e muzikës tallava të përdorur në të. Por për Veliajn, kënga është himni i Shqipërisë normale. 

13 Prill 2023, 23:43 Nga k.m.
"Ta hongsha zemrën"/ Veliaj: Kënga jonë, himn i
Erion Veliaj

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shpjeguar arsyet që qëndrojnë pas zgjedhjes për një fushatë me kosto të ulët, që konsiston në mbjelljen e pemëve dhe jo të posterave e shpenzimeve të tjera të mëdha. Në një intervistë për emisionin "Open", Erion Veliaj ka komentuar këngën e zgjedhur për të udhëhequr fushatën, e cila është kritikuar në lidhje me rrymën e muzikës tallava të përdorur në të. Por për Veliajn, kënga është himni i Shqipërisë normale. 

Pjesë nga biseda në studio:

Veliaj: Kishim një këngë të fushatës, pa këngëtarë vip, aty ka hip hop tallava. Këngë që është himni i Shqipërisë normale. Po të zgjidhnim Bethovenin do thoshin diçka tjetër. Ka qenë një grup që ka punuar për këngën, kryeministri dha dorën e tij.

Sulo: Nëse PS dhe bashkia ka pasur diçka për tu mburrur ishte shija dhe estetike. Aty ka banalitet, aty thotë “Të hongsha zemrën”.

Veliaj: Nuk është akti fizik i ngrënies së një organi. Është diçka që i thua dikujt që e do. Aty nuk ka asgjë vulgare. Po ta kishim bërë me një arie të Verdit do thoshin ç’është ky tangërllëk. Kjo ishte një mënyrë për të bashkëpunuar me disa artistë jo shumë të njohur. Nisi si lojë por doli si diçka e bukur.

erion veliaj

Sondazh

Poll