Politike

Gledjan Llatja i ‘kopjoi’ programin, Boçi: Kandidat pa platformë, flet vetëm për projektet e qeverisë

Luçiano Boçi tha se Gledian Llatja nuk ka platformë dhe në të gjitha takimet që ka bërë në terren, ka folur vetëm për projektet e qeverisë.

13 Prill 2023, 23:26 Nga k.m.

Gledjan Llatja i ‘kopjoi’ programin, Boçi: Kandidat pa
Luçiano Boçi

TIRANË- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka folur në lidhje me me garën përballë rivalit socialist Gledian Llatja. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Log.”, Boçi tha se Gledian Llatja nuk ka platformë dhe në të gjitha takimet që ka bërë në terren, ka folur vetëm për projektet e qeverisë.

“Nuk ka platformë. Takimet që ka bërë, në fjalimin e ndjeshëm ka bërë disa ndërhyrje që do vijë qeveria do bëjë këtë gjë dhe atë gjë. Është me idenë politike që është qeveria ajo që stimulon një bashki,”-u shpreh ai.

Sot u publikua një video ku Llatja jo vetëm që e ndjek por mesa duket i kanë pëlqyer disa ide të Boçit dhe ka vendosur që t'i bëjë pjesë në fushatën e vetë elektorale. Në video ka disa ide që ka deklaruar vetë Boçi për një projekt për lagjen Kala në Elbasan dhe shtëpinë e Lef Nosit. Idetë janë prezantuar edhe 6 ditë më vonë nga socialisti Gledian Llatja.

luciano boci

Sondazh

Poll