Politike

'Do lehtësohet trafiku'/ Projekti ambicioz i Këlliçit: Si do lidhen me tunele Bulevardi 'Dëshmorët e Kombit' me 'Zogu I'

Sipas tij, dy tunele do të lidhin Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" me Bulevardin "Zogu I", ose rrugën e "Stacionit të Trenit", duke lehtësuar ndjeshëm trafikun e Tiranës.  

13 Prill 2023, 23:09 Nga k.m.
'Do lehtësohet trafiku'/ Projekti ambicioz i
Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka zbuluar projektin e tij të ri për ndërtimin e një nënkalimi poshtë sheshit "Skënderbej". Mbrëmjen e sotme, i ftuar në emisionin "Çim Peka Live", Belind Këlliçi dha detajet e këtij projekti ambicioz. 

Sipas tij, dy tunele do të lidhin Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" me Bulevardin "Zogu I", ose rrugën e "Stacionit të Trenit", duke lehtësuar ndjeshëm trafikun e Tiranës.  

'Do lehtësohet trafiku'/ Projekti ambicioz i

"Unë kam një projekt që sigurisht e kam konsultuar me urbanistët dhe inxhinierët më të mirë për të çarë nëntokën e sheshit "Skënderbej" në një gjatësi prej 410 metrash në total. Pra 200 m shkon vetëm pjesa e sheshit pa e prekur fare parkimin që është nëntokësor, nuk e prek parkimin nëntokësor që është 6000m2, për të filluar me korsi për të lidhur Bulevardin me Rrugën e Stacionit të Trenit, "Zogu I". Pra, makinat që vijnë nga 'Treni' mos të rrotullohen më tre herë në semafor për të dalë në Bulevardin kryesor, por për t'u futur me radhë hyrëse në tunel për të dalë në Bulevardin kryesor", u shpreh Këlliçi. 

Ndërkohë, Këlliçi tha se do të heqë korsitë e biçikletave në rrugën "Myslym Shyrri", "Rrugën e Durrësit" dhe në "Rrugën e Dibrës" sepse shumica e qytetarëve ankohen për këto korsi pasi nuk janë mbi trotuar dhe kthehen në burim aksidentesh. Por po ashtu, theksoi se bizneset në këto rrugë kanë falimentuar për shkak të korsive të biçikletave.

belind këlliçi

Sondazh

Poll