Politike

Tritoli ndaj Ndrecës në Vaun e Dejës/ Bardh Spahia: Sulm politik, e ka frymëzuar maxhoranca

Bardh Spahia këmbënguli që atentati ka sfond politik dhe se Ndreca nuk ka rekorde kriminale.

13 Prill 2023, 22:18 Nga k.m.
Tritoli ndaj Ndrecës në Vaun e Dejës/ Bardh Spahia: Sulm politik,
Bardh Spahia dhe Benard Ndreca

SHKODËR- Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka folur për atentatin ndaj Benard Ndrecës, kreu i Rithemelimit në Vaun e Dejës. Në një intervistë në emisionin "Të Paekspozuarit", Bardh Spahia këmbënguli që atentati ka sfond politik dhe se Ndreca nuk ka rekorde kriminale. E gjitha sipas tij është e frymëzuar nga maxhoranca. 

"Pikë së pari është një ngjarje tejet e rëndë kriminale. Fakti që janë të përfshirë drejtues të lartë të strukturës politike të PD, automatikisht dhe për më tepër në fillimin e një gare elektorale, të orienton drejt një atentati me konotacione të qarta politike. Të përfshirë mendohet se mund të jenë kundërshtarët politike apo spunto të jetë nga politika. E njohim si drejtues të strukturës së Vaut të Dejës. Është një person i pastër, një djalë i ri me kulturën e mjaftueshme dhe eksperiencën e mjaftueshëm, asnjëherë i përfshirë në akte kriminale.

Kur përfshin struktura kriminale, pastaj nuk i kontrollon dot. Këtu bëhet fjalë për modelin që ka zgjedhur kjo mazhorancë. Ky model të sjell në akte të tilla të pakontrolluara, me konotacion të fortë politik sigurisht edhe me struktura kriminale. Fakti që ai djalë është krejtësisht i pastër, pa rekorde kriminale, pa përfshirje në ngjarje kriminale, të bën të mendosh se është akt i shtyrë nga motive politike,"- deklaroi Spahia.

bardh spahia benard ndreca

Sondazh

Poll