Politike

A do rishikoni ‘non-gratën’ e Berishës?/ Escobar: Kemi qenë të qartë me të, ai përfaqëson të shkuarën. S'ja heqim sanksionin edhe po fitoi zgjedhjet

Gabriel Escobar tha se SHBA nuk e ka tërhequr ndonjëherë përcaktimin e pozicionit të tij.

13 Prill 2023, 21:43 Nga k.m.
A do rishikoni ‘non-gratën’ e Berishës?/ Escobar: Kemi
Gabriel Escobar

TIRANË- Zëvendësndihmës Sekretari i SHBA-ve për Çështjet Europiane, Gabriel Escobar ka komentuar "non grata" të kryedemokratit Sali Berisha. Në një intervistë të dhënë për emisionin "TopStory", Escobar tha se SHBA nuk e ka tërhequr ndonjëherë përcaktimin e pozicionit të tij. Ndër të tjera, Berishën e cilësoi si "e kaluara".

Grida Duma: E kuptoj. Zgjedhjet vendore – ka pasur një betejë dyvjeçare në opinionin publik dhe protagonistët, le të themi, politikë po e diskutojnë atë si politikë përçarëse. Mendoni për opozitën – Partinë Demokratike. Shumë thonë se kjo ka ardhur për shkak të shpalljes non-grata të Sali Berishës. Tani, Sali Berisha vazhdon të jetë në krye të një pjese të opozitës dhe po e quan veten kreun e saj. A ekziston ndonjë mundësi, siç shumë po përpiqen, të themi, të ushqejnë veten, a ka mundësi që për shkak të ngritjes të tij si pjesë e opozitës, të ketë një qëndrim të rishikuar për statusin non-grata të Sali Berishës nga Shtetet e Bashkuara ndonjëherë?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Para së gjithash, mendoj se pozicioni ynë për këtë individ të veçantë është shumë i qartë. Por unë do të thosha se nuk njoh asnjë person që përmes zgjedhjeve të ketë arritur të ndryshojë përcaktimin e pozicionit të tyre prej Departamentit të Shtetit sipas legjislacionit tonë. Po, thënë kjo, unë mendoj se Shqipëria ka një të ardhme vërtet të jashtëzakonshme dhe duhet të fokusohet tek e ardhmja. Dhe ka shumë njerëz që do të donin ta tërhiqnin atë në të shkuarën dhe unë nuk mendoj se ky është një vend ku Shqipëria dëshiron të shkojë.

Grida Duma: Pra ajo është e shkuara?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Nëse më pyet mua, patjetër, e shkuara.

gabriel escobar

Sondazh

Poll