Politike

14 maji/ Escobar flet për kandidatët “problematikë”: Marrëdhënien e kemi me shqiptarët, jo me parti

Gabriel Escobar tha se reagimet në lidhje me pastërtinë e partive politike duhet të vijnë nga populli shqiptar dhe jo nga Amerika.

13 Prill 2023, 21:27 Nga k.m.
14 maji/ Escobar flet për kandidatët “problematikë”:
Gabriel Escobar

TIRANË- Zëvendësndihmës sekretari i SHBA-ve për Çështjet Europiane, Gabriel Escobar ka komentuar disa çështje të lidhura me zgjedhjet lokale të 14 majit. Në një intervistë të dhënë për “Top Story”, Escobar tha se reagimet në lidhje me pastërtinë e partive politike duhet të vijnë nga populli shqiptar dhe jo nga Amerika.

Grida Duma: Zgjedhjet vendore. Dje mesazhet tuaja, të gjitha vizitat dhe takimet tuaja që dolën në media ishin: kujdes me kandidatët me precedentë penalë në listat e partive politike. Nëse kemi ende disa nga këta kandidatë që nuk e respektojnë këtë, a do të ketë një reagim ndryshe, të fortë nga Shtetet e Bashkuara këtë herë?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Shiko, unë mendoj se të gjitha partitë politike kanë një detyrim ndaj njerëzve që të sigurohen që kandidatët të mos jenë të korruptuar, që ata të kenë në zemër interesat e njerëzve. Ne nuk jemi në gjendje të zgjedhim kandidatë apo anëtarë të partive politike. Marrëdhënia jonë me Shqipërinë është me popullin e Shqipërisë, jo me një parti dhe jo me një person. Pra, në këtë drejtim, kur pyet nëse do të ketë një reagim nga Shtetet e Bashkuara nëse partitë nuk janë të pastra, nëse kandidatët nuk i përmbushin standardet më të larta të antikorrupsionit dhe të gjitha standardet e tjera demokratike, reagimi duhet të vijë nga njerëzit, jo nga Shtetet e Bashkuara. Kjo është një punë për popullin e Shqipërisë, jo për Shtetet e Bashkuara.

gabriel escobar zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll