Politike

ME FOTO- 'Bashkë Fitojmë' pa kryetar, si janë renditur partitë në fletën e votimit për zgjedhjet e 14 majit

Arsyeja pse dyshja Sali Berisha- Ilir Meta kanë zgjedhur të mos ofrojnë 'reklamimin' e koalicionit bashkë me emrat e tyre nuk dihet. 

13 Prill 2023, 21:18 Nga k.m;f.g
ME FOTO- 'Bashkë Fitojmë' pa kryetar, si janë renditur
Foto ilustruese

TIRANË- Publikohet modeli i fletës së votimit që do të aplikohet në zgjedhjet e 14 majit për bashkinë e Tiranës. Në fletën e votimit ku janë të renditura subjektet shihen 40 partitë dhe krahas tyre edhe kryetarët e tyre. Ajo që merr vëmendjen është fakti se koalicioni "Bashkë Fitojmë" është pa emër, ndryshe nga të tjerët.

Arsyeja pse dyshja Sali Berisha- Ilir Meta kanë zgjedhur të mos ofrojnë 'reklamimin' e koalicionit bashkë me emrat e tyre nuk dihet. 

Sipas shortit, i pari në listë nga kandidatët për Bashkinë e Tiranës, është Arlind Qori, pas tij Marko Dajti, e treta Lajla Përnaska, i katërti në listë është Erion Veliaj, pas tij renditet Belind Këlliçi, dhe i 6 në renditje Roland Bejko.

KQZ ka publikuar gjithashtu edhe modelin e fletës së votimit për anëtarë të Këshillit bashkiak për bashkinë e Tiranës, ku renditet forca politike dhe krahas saj, emri i kreut të partisë./Dosja.al

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll