Politike

Transporti FALAS- Këlliçi: Kushton vetëm 16.7 mln euro, përfitojnë 200 mijë qytetarë në ditë

Këlliçi tha se 16.79 mln euro është kostoja e këtij shërbimi, ose 6.8% e buxhetit të bashkisë së Tiranës. 

13 Prill 2023, 21:16 Nga A.B
Transporti FALAS- Këlliçi: Kushton vetëm 16.7 mln euro,
Belind Kellici

TIRANË- Kandidati i koalicionit opozitar për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, përllogariti koston e urbanit falas në Tiranë, në një vit kalendarik. Teksa ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në 'Çim Peka Live', Këlliçi tha se 16.79 mln euro është kostoja e këtij shërbimi, ose 6.8% e buxhetit të bashkisë së Tiranës. 

"Një nga premtimet që prek jetën e 200 mijë qytetarëve në ditë. Ky shërbim për t'u mundësuar pa pagesë...numri i biletave të shitura në 2019, numri më i lartë, 28 milionë e 666 mijë bileta të shitura. Numri i aboneve për atë vit 490 mijë e 545. Për të gjitha biletat e shitura është rreth 10 mln euro, shtojmë këtu edhe abonetë që shkojnë 6.8 mln euro. Dhe në kosto totale del 16.79 mln euro. Viti më i mirë me numrin më të lartë të pasagjerëve. Dhe kjo përbën vetëm 6.8% të një buxheti që është 240 mln euro në vit i Bashkisë së Tiranës", tha Këlliçi.

belind kellici

Sondazh

Poll