13 Prill 2023, 21:16
Nga DOSJA

Zëvendës Ndihmës Sekretari e SHBA-ve për Çështjet Europiane Gabriel Escobar, ka dhënë një intervistë ekskluzive mbrëmjen e sotme në “Top Story”, ku ka komentuar vizitën e tij në Shqipëri në prag të zgjedhjeve lokale.
Gjatë intervistës zyrtari i lartë amerikan ka folur edhe për zhvillimet në rajon, ku përmendi marrëdhëniet Kosovë-Serbi, për të cilat tha se kanë arritur një marrëveshje historike që i paraprin normalizimi të marrëdhënieve mes dy palëve.
Ecobar u shpreh se Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në stabilitetin rajonal, ndaj sipas tij kjo është edhe një ndër arsyet e vizitës së tij këtu.
Grida Duma: Sa herë ju ktheheni në Shqipëri, ne kemi zgjedhje të rëndësishme, kjo është e sigurt.
Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Është e vërtetë, po.
Grida Duma: A është vizita juaj e fundit e fokusuar në zgjedhjet vendore apo edhe në zhvillimet në rajon, siç janë bisedimet Kosovë-Serbi? Publiku shqiptar është disi i ndarë. Shqiptarët mendojnë se Shqipëria ka një rol për të luajtur dhe nuk po e luan plotësisht, ose pjesa tjetër mendon se kjo është çështje e institucioneve të Kosovës. Cili është qëndrimi juaj në lidhje me këtë?
Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Shiko, do të filloj me pyetjen e parë. Vizita ime këtu nuk është absolutisht e lidhur me zgjedhjet lokale. Është pjesë e konsultimeve të rregullta që kemi me aleatët e ngushtë. Dhe Shqipëria është një aleate e ngushtë. Më duhet të them se për sa i përket çështjes Kosovë-Serbi, ajo që kemi në këtë Marrëveshje të re të Normalizimit është një marrëveshje historike për marrëdhënie miqësore, konstruktive mes dy partnerëve që nuk kanë pasur shumë besim. Ajo marrëveshje, e cila u bë e mundur nga Bashkimi Europian, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, u mbështet pothuajse në çdo aspekt nga vendet e rajonit. Negociatat u zhvilluan në Maqedoninë e Veriut dhe nuk do të kishte ndodhur pa mbështetjen e tyre. Por ajo u mbështet edhe nga qeveritë e Shqipërisë dhe Kroacisë dhe të tjerë në rajon. Dhe ne shohim një rol shumë të rëndësishëm për Shqipërinë në stabilitetin rajonal. Dhe kjo është e vërtetuar.
Politike
13 Prill 2023, 20:57
A.B
Bardh Spahia
TIRANË- Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia komentoi ditën e sotme veprimin e kryeministrit Edi Rama ndaj tij, ku i kër...
Politike
13 Prill 2023, 21:00
k.m.
Henry Smith
TIRANË- Deputeti konservator i parlamentit britanik, Henry Smith ndodhej në një vizitë në Shqipëri, ku ka zhvillu...
Politike
13 Prill 2023, 20:24
k.m.
Gabriel Escobar dhe Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka zbuluar detaje nga takimi me të dërgua...
Politike
13 Prill 2023, 20:16
A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka komentuar largimet e kandidatëve të tij për kryetar&e...
Politike
13 Prill 2023, 20:16
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka sqaruar emërimin e Juna Harkës si Sekretare të Dyt&...
Politike
13 Prill 2023, 19:46
A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka bërë të ditur se do të startojë fushatë...
Politike
13 Prill 2023, 19:09
A.B
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka ndarë mendjen, për kandidatin që duhet të ga...
Politike
13 Prill 2023, 18:52
A.B
Yuri Kim dhe ambasadoret
TIRANË- Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të akredituar në vendet e Ballkanit Perëndimor zhvilluan...
Politike
13 Prill 2023, 18:51
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta mori pjesë ditën e sotme në një tryezë për polit...
Politike
13 Prill 2023, 18:11
k.m
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme
TIRANË- Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme është një ins...