Politike

FOTO- Ambasadorët e SHBA në vendet e Ballkanit bëhen bashkë në Tiranë, Kim: Diskutuam dhe koordinuam prioritetet

Yuri Kim, postoi një foto të të gjithë ambasadorëve, ku shkruan se është diskutuar mbi prioritetet e SHBA-së në rajonin e Ballkanit.

13 Prill 2023, 18:52 Nga A.B
FOTO- Ambasadorët e SHBA në vendet e Ballkanit bëhen bashkë
Yuri Kim dhe ambasadoret

TIRANË- Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të akredituar në vendet e Ballkanit Perëndimor zhvilluan një takim, në praninë e dërguarve të posaçëm James Rubin dhe Gabriel Escobar. Ishte ambasadorja amerikane Yuri Kim, ajo e cila ka postuar një foto të të gjithë ambasadorëve, ku shkruan se është diskutuar mbi prioritetet e SHBA-së në rajonin e Ballkanit.

”Për të diskutuar dhe koordinuar prioritetet e Shteteve të Bashkuara në Ballkan, një prej mbledhjeve të para të këtij lloji, në Tiranë”, thuhet krahas fotos.

Në foto janë ambasadorët e SHBA-së në: Shqipëri, Kosovë, Bosnje-Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Greqi, Mal të Zi, Maqedoni dhe Serbi./Dosja.al

ambasadore yuri kim

Sondazh

Poll