13 Prill 2023, 15:47
Nga I.A
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka komentuar rrëzimin e kërkesës së deputetëve të opozitës për krijimin e një komisioni hetimor për Portin e Durrësit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bylykbashi u shpreh se sot është shkelur Kushtetuta e Shqipërisë, për shkak se është detyrim të mbahet Komision Hetimor në momentin që janë 35 firma të deputetëve. Po ashtu Bylykbashi tha se BE kishte investuar për zhvillimin e Portit të Durrësit, por qeveria ndryshoi projektin dhe firmosi marrëveshjen me investitorin arab.
"Sot ju do të rrëzoni sërish Kushtetutën. Kushtetuta e thotë që kur janë 35 fima deputetësh, është detyrim të mbahet Komisioni Hetimor. Meqë ne do të bëjmë edhe reform zgjedhore, pse nuk anuloni edhe zgjedhjet e 14 majit. Është detyrim që ju ta lejoni ngritjen e atij komisioni, i cili do të hetojë aferën më të madhe korruptive, atë të vjedhjes në Portin e Durrësit. Investimi për ta rikthyer Portin e Durrësit me kapacitet të plotë shkonte në 63 milion euro. Si ka mudësi që këto shtete investuan gjithë këto para, 29 milion euro granted he 25 milion euro kredi. Sot paratë i keni hedhur në kosh. Rikonstruksioni i Portit të Durrësit do të sillte forcimin e pozitës tonë ekonomike, strategjike, por edhe ushtarake. Çfarë ndodhi? Ju miratuat marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe. Jeni shtet i pabesë, sepse bëni marrëveshje dhe më pas pa njoftuar prishni edhe marrëveshjet. Varhelhy thotë që u detyruam ta kançelojmë atë fond pasi projekti ndryshoi. Pse? Sepse është plani i vjedhjes gjigande. Ajo që kërkon MSA është transparencë dhe konkurrencë. Ju keni bërë pazarin, ryshfetin. Keni pushtetin autokrat që vendos si ju do qejfi përballë detyrimeve ndërkombëtare. Do të ndërtoni 1264 mijë metra katror apartamente. Do të ndërtoni 47 591 metra katror dyqane, etj. Se ç’lidhje ka këtu Porti nuk e di. Porti në krye të 2-3 viteve ka vdekur. Ju po vrisni portin që edhe BE thotë që është strategjik. Nuk mund të fitojë Alabar. Shteti shqiptar del me humbje. Paguan 300 milion euro dhe merr mbrapsht 280 milion euro”, u shpreh Bylykbashi.
oerd bylykbashi seance plenare 13 prill 2023
Politike
13 Prill 2023, 15:37
A.B
Desada Metaj dhe Berisha
TIRANË- Anëtarja e AMA-s dhe gazetarja Desada Metaj ka reaguar pasi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ...
Politike
13 Prill 2023, 10:01
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Konferenca e Kryetarëve është mbledhur ditën e sotme, pak para nisjes së seancës plenare n&...
Politike
13 Prill 2023, 14:40
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- KQZ ka hedhur ditën e sotme shortin për renditjen në fletën e votimit për Këshillat Bashkia...
Politike
13 Prill 2023, 14:12
I.A
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti demokrat Dashnor Sula ka deklaruar se për 1 vit kjo qeveri ka marrë borxh 700 milion euro. Gjatë sea...
Politike
13 Prill 2023, 14:22
A.B
KQZ
RENDITJA- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hedhur ditën e sotme shortin për renditjen e kandidatëve për kryetar ba...
Politike
13 Prill 2023, 14:00
A.B
KQZ
TIRANË- KQZ ka hedhur me short, renditjen në fletën e votimit të kandidatëve për Bashkinë e Tiranës. Kësht...
Politike
13 Prill 2023, 14:04
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Deputeti socialist Taulant Balla ka sfiduar kryedemokratin Sali Berisha që të bëjë kallëzim në...
Politike
13 Prill 2023, 12:12
f.g
Ilir Meta
TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mohuar një kushtëzim të mundshëm nga ana e të d&e...
Politike
13 Prill 2023, 12:12
f.g
Ilir Meta, kryetar i PL
TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se shqetësimi kryesor që ka ndarë edhe në ta...
Politike
13 Prill 2023, 13:33
A.B
Shorti
TIRANË-Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hedhur ditën e sotme shortin për renditjen në fletën e votimi për ...