Politike

Ngritja e Komisionit Hetimor për Portin e Durrësit, Konferenca e kryetarëve hedh poshtë kërkesën deputetëve të opozitës

Në këtë mbledhje është rrëzuar kërkesa e bërë nga deputetët demokratë për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Portin e Durrësit. 

13 Prill 2023, 10:01 Nga I.A
Ngritja e Komisionit Hetimor për Portin e Durrësit, Konferenca e
Foto Ilustruese

TIRANË- Konferenca e Kryetarëve është mbledhur ditën e sotme, pak para nisjes së seancës plenare në Kuvend. Në këtë mbledhje është rrëzuar kërkesa e bërë nga deputetët demokratë për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Portin e Durrësit.  Kjo kërkesë është firmosur nga 35 deputetë të Partisë Demokratike.

Por për rrëzimin e kërkesës së deputetëve të PD-së, argumenti i mazhorancës  është se po bëhet ligji i ri për komisionet hetimore. Depuetët e opozitës kanë këkruar që të hetohet ky projekt, të cilin e kanë quajtur aferë të grabitjes së Portit të Durrësit. Po ashtu deputetët kanë ngritur shqetësimin se ky projekt do u vjedhë shqiptarëve shumë të ardhura, pasi porti i Durrësit konsiderohet aset i madh strategjik për Shqipërinë.

 

konferenca e kryetareve

Sondazh

Poll