Politike

Balla për akuzat e Berishës: E sfidoj të shkojë të bëjë kallëzim, ose ndryshe të mbyllë gojën

Gjatë seancës së sotme plenare, Balla u shpreh se ngjarja duhet që të zbardhet, por nuk mund ta bëjë politikanët policin apo prokurorin.

13 Prill 2023, 14:04 Nga I.A
Balla për akuzat e Berishës: E sfidoj të shkojë të
Taulant Balla

TIRANË- Deputeti socialist Taulant Balla ka sfiduar kryedemokratin Sali Berisha që të bëjë kallëzim nëse ka emra për autorët që kanë vendosur tritolin në makinën e kreut të PD-së në Vaun e Dejës Bernard Ndreca. Gjatë seancës së sotme plenare, Balla u shpreh se ngjarja duhet që të zbardhet, por nuk mund ta bëjë politikanët policin apo prokurorin.

"Gjithmonë kështu ka bërë. Fajësonte Kryeministrin e asaj kohe të PS. Faktet treguan se ishte komplet një histori tjetër, vetë ky ishte i lidhur dhe e nxori bashkëpunëtorin e tij në pritë. Unë e përgëzoj ministrin e Brendshëm që nuk iu përgjigj, përgjigjen duhet ta japin institucionet. Ngjarja duhet zbardhur. Nuk e bën politika policin apo prokurorin. E sfidoj Berishën, të shkojë t’i çojë në prokurori emrat që gjoja ka. Ka një nen që e detyron të bëjë kallëzimin. Shkoni bëjeni kallëzimin, ose ndryshe mbylleni gojën se mund të ketë gjëra që s’i dihet”, tha Balla.

taulant balla seance plenare 13 prill 2023

Sondazh

Poll