Politike

A i vuri Escobar kushte për koalicionin me Berishën? Meta: Kemi marrëveshje të sinqertë...

Meta tha se marrëdhëniet e tij me SHBA janë të sinqerta dhe se kandidatët e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' janë më të mirët.

13 Prill 2023, 12:12 Nga f.g
A i vuri Escobar kushte për koalicionin me Berishën? Meta: Kemi
Ilir Meta

TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mohuar një kushtëzim të mundshëm nga ana e të dërguarit të Posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për koalicionin me Sali Berishën. Meta tha se marrëdhëniet e tij me SHBA janë të sinqerta dhe se kandidatët e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' janë më të mirët. 

Ilir Meta: Unë besoj se përmes komunikatës zyrtare të nxjerrë nga Partia e Lirisë janë bërë të qarta të gjitha çështjet kryesore që u diskutuan në takim. Marrëdhëniet tona me SHBA janë të vazhdueshme dhe shumë të sinqerta, si në Tiranë ashtu dhe në Uashington.

Është shumë e rëndësishme që SHBA mbeten të përkushtuara në rritjen e nivelit të demokracisë, luftojnë korrupsionin, dhe të mbizotërojë demokracia dhe vullneti i lirë i shqiptarëve. Të gjithë kandidatët e koalicionit Bashkë Fitojmë, do të jenë intelekutorë të shkëlqyer për realizimin e projekteve në nivel vendor. Me parimet e transparencës dhe qeverisjes së mirë./Dosja.al

ilir meta sali berisha gabriel escobar

Sondazh

Poll