Politike

Renditja në fletën e votimit për Këshillat bashkiake! Hidhet shorti, koalicioni Berisha-Meta do jetë i pari, PS e dyta

Të parët që do të renditen në fletën e votimit për Këshillat është koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’.

13 Prill 2023, 13:33 Nga A.B
Renditja në fletën e votimit për Këshillat bashkiake! Hidhet
Shorti

TIRANË-Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hedhur ditën e sotme shortin për renditjen në fletën e votimi për Këshillat bashkiakë në zgjedhjet e 14 majit.

Kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi në fjalën e tij u shpreh se janë vetëm tre subjekte politike, që kanë paraqitur listën shumë-emërore në 61 bashki, si Partia Socialiste e Shqipërisë, Koalicioni Bashkë Fitojmë dhe Partia Agrare Ambientaliste të cilat do të ndajnë numrin nga 1 deri në tre në fletën e votimit.

Të parët që do të renditen në fletën e votimit për Këshillat është koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, ndërsa PS do të jetë e 2 e i treti në radhë do jetë Partia Agrare. 

Partia Demokratike e kryesuar nga Enkelejd Alibeaj, e cila garon në 57 bashki për këshillat bashkiakë, do të renditet e 9-ta në listë.

Renditja e plotë e 40 partive

1-Koalicioni “Bashkë fitojmë” 
2-PS
3-PAA
4-Partia Republikane
5-Partia  Lëvizja e Legalitetit
6-Partia Demokracia Sociale
7-Koalicioni “Aleanca Liberale e Djathtë”
8-Partia Social Demokratike
9-Partia Demokratike
10-Aleanca progresiste LZHK
11-Fryma e re Demokratike
12-Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet
13-Partia për Eurpianizim e Integrimin e Shqipërisë
14-Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë
15-Partia Bindja Demokratike
16-Partia për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve
17-Aleanca Arbnore Kombëtare
18-Partia Balli Kombëtar
19-Partia Aleanca për demokraci dhe solidaritet
20-Lëvizja Punëtore Shqiptare
21-Fronti i Majtë
22-Partia e Unitetit Kombëtar
23-Partia e Gjelbër
24-Partia Konservatore
25-Partia Lëvizja e Re
26-Aleanca për Barazi e drejtësi Europiane
27-Partia Kombëtare Konservatore Albania
28-Partia për mbrotjen e të drejtave të punëtorëve
29-Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian
30-Partia e Emigracionit Shqiptar
31-Partia e Reformave Demokratike Shqiptare
32-Partia Komuniste e Shqipërisë
33-Partia Ora e Shqipërisë
34-Partia KristianDemokrate
35-Nisma thurje
36-Partia Lëvizja Bashkë
37-Minoriteti grek për të ardhmen
38-Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë
39- Partia Demokristiane Shqiptare
40-Ardhmëria Shqiptare

/Dosja.al

zgjedhjet lokale 14 maj 2023 mbledhja e kqz 13 prill 2023

Sondazh

Poll