Politike

Dhurata Çupi: Rama nuk pranon të ketë zëra kundër tij, këtë e ka faktuar dhe DASH në raportin e tij

Po ashtu Çupi ka komentuar dhe prishjen e “Prestige Resort”, të cilin e ka theksuar si një sulm i hapur për shkak të linjës editoriale të mediave të tij.

13 Prill 2023, 13:22 Nga I.A
Dhurata Çupi: Rama nuk pranon të ketë zëra kundër
Dhurata Çupi

TIRANË- Deputetja demokrate Dhurata Çupi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk pranon që ketë zëra kundër tij. Gjatë seancës së sotme plenare, Çupi ka deklaruar se kjo është faktuar dhe nga raporti i DASH në vitin 2022. Po ashtu Çupi ka komentuar dhe prishjen e “Prestige Resort”, të cilin e ka theksuar si një sulm i hapur për shkak të linjës editoriale të mediave të tij.

"Edi Rama pasi nuk ia doli ta blejë nëpërmjet oligarkëve të tij, me të gjithë makinerinë shtetërore, me ruspa, me tritol, me polici e inspektorë iu vërsul bizneseve të Hysenbelliu Group, duke shkatërruar një prej investimeve më të mëdha përgjatë bregdetit të Adriatikut. Askush nuk di të thotë sot se pse hoteli u shkatërrua me tritol, ndërsa godinat e tjera u konfiskuan, ndërkohë që së paku mund të ruhej i njëjti standard. A mos ndoshta kësaj radhe kryeministri i druhej se pasi gjykatat kombëtare a ndërkombëtare të shpallnin paligjshmërinë e këtyre veprimeve shteti duhej ti kthente godinat e konfiskuara, prandaj hoteli duhet të shkatërrohej, që mos kthehej më kurrë. Opinioni publik i shokuar u vu sërisht para një akti të parecedentë dhe në paligjshmëri të plotë që në emër të institucioneve shtetërore u shfaqën individë të maskuar dhe me mjete rrethanore, për të hapur dyert, sikur të ishin një bandë mafioze dhe jo nënpunës të administratës publike. Tashmë është e njohur botërisht se ajo se çfarë ndodhi në Prestige Resort ka zero lidhje me Kushtetutën apo ligjin. Ajo është fund e krye e lidhur vetëm me faktin se Edi Rama nuk pranon kurrësesi që ndaj tij të ketë zëra kundër, të ketë zëra kritikë e opozitarë. Këtu nuk e them unë apo opozita, këtë e thotë Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin për vitin 2022: sulmet ndaj Prestige Resort ishin për shkak të linjës editoriale të mediave të grupit”, tha Çupi.

dhurata Çupi seance plenare 13 prill 2023

Sondazh

Poll