Politike

Berisha: Vizita e Escobar më pëlqeu. Rama do ekstradohet për tu bashkuar me McGonigal

Po ashtu Berisha i ka bërë thirrje inspektorit të përgjithshëm të FBI-së të hetojë afera korruptive të Ambasadores Yuri Kim. 

13 Prill 2023, 12:47 Nga I.A
Berisha: Vizita e Escobar më pëlqeu. Rama do ekstradohet për tu
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se vizita e Gabriel Escobar në Shqipëri i ka pëlqyer. Ai nuk ka treguar se përse i ka pëlqyer kjo vizitë, ndërkohë që shtoi se në programin e tij elektoral do të shtohet një pikë e re. Kjo pikë do të jetë ekstradimi i Ramës në SHBA sapo drejtësia amerikane ta kërkojë. Po ashtu Berisha i ka bërë thirrje inspektorit të përgjithshëm të FBI-së të hetojë afera korruptive të Ambasadores Yuri Kim. 

"Unë e ndoqa vizitën e ndihmës Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar në Tiranë. Mua, ajo vizitë më pëlqeu. Unë kam një eksperiencë të gjatë politike. Ajo çka mund ta garantoj zotin Escobar, dhe jo vetëm atë, se në programin elektoral të Sali Berishës do shtohet një pikë: ekstradimi i Ramës në SHBA sapo drejtësia amerikane ta kërkojë për ta çiftuar me McGonigalin.
Ambasadorja Yuri Kim është një McGonigal me fustan. Me 100 përqind ajo do jetë në hetim. Dhe unë i kam bërë thirrje inspektorit të përgjithshëm të FBI, të hetojë afera korruptive të McGonigal me fustan, përfshi pronat e saj në Shqipëri, duke garantuar se PD do ndihmojë në këtë hetim. E ftoj inspektorin e përgjithshëm për t’u njohur me fakte të pakundërshtueshme si kjo dritë dielli. Nuk mund t’i lejoj vetes të akuzoj një njeri, shqiptar apo të huaj," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll