Politike

Tritoli ndaj Ndrecës, Flamur Noka: Pa lejen e Ramës askush nuk e bën këtë akt, asnjë nga ju nuk reaguat

Po ashtu ai shtoi se shteti kundërpërgjigjet me tritol në vend që të kundërpërgjigjet me forcën e ligjit.

13 Prill 2023, 12:24 Nga I.A
Tritoli ndaj Ndrecës, Flamur Noka: Pa lejen e Ramës askush nuk e
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka ka dënuar sulmin ndaj kreut të PD-së në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Noka theksoi se ai ishte një atentat politik kundër opozitës, pasi nuk mund të shpjegohej ndryshe fakti se as Kryeministri, as deputetët e PS nuk folën asnjë fjalë për atë akt. Po ashtu ai shtoi se shteti kundërpërgjigjet me tritol në vend që të kundërpërgjigjet me forcën e ligjit.

"Ne që jemi politikanë kemi detyre që të përfaqësojmë qytetarët dhe ju që e jeni në pushtet duhet që të kishit reaguar. Reagoi Spiropali dhe e vuri gishtin ndaj Berishës dhe Metës. Familja e Ndrecës, është një familje e nderuar dhe nuk ka pasur kurrë as trazira e pas probleme. Ata kanë vetëm një faj, sepse përfaqësojnë partinë demokratike dhe opozitën e këtij vendi. Duke qenë se Zef Hila ka lënë mandatin për t'i shërbyer qytetarëve të Vaut të Dejës, Ndreca mori përsipër fushatën elektorale të tij. I gjithë ky atentat i është bërë vetëm për arsye politike. Kjo tregon qasjen tuaj, qasjen e këtij regjimi ndaj opozitës. Askush nga ju nuk e përmendët fare. Ju bëtë gjithçka kundër opozitës. Tani kujtoheni dhe tentoni të bëni likujdime fizike. E këtu vini e fusni kokën në tavolina si struci në rënë. Çfarë tregoni me këtë, që pas atij atentati është Edi Rama. Pa lejen e Ramës e ministrit të familjes askush nuk guxon të marrë atë veprim. Ju e shihni veten të pashpresë. Rama takohet vetëm nga administrata. E bëri Rama prezantimin e kandidatëve në shesh, e pastaj i futi 1 mln euro festë gjithë natën. Strategjia juaj është terror dhe blerje. Kryetare e Kuvendit duhet që kishit reaguar, të dënohet akti. Po sikur ai tritol t'iu vendoset njërit prej jush, direkt do nginit gishtat. Ju do e merrni përgjigjen në 14 maj," tha Noka. 

flamur noka bernard ndreca seance plenare 13 prill 2023

Sondazh

Poll