Politike

Çela flet pas raportimit në KLP: Do shqyrtojmë çdo referim për krimet zgjedhore

Çela u pyet dhe për referimet e bëra dhe tha se do të shqyrtohet gjithçka që ka të bëjë me krimet zgjedhore. 

13 Prill 2023, 12:17 Nga F.M
Çela flet pas raportimit në KLP: Do shqyrtojmë çdo
Olsian Çela

TIRANË- Pas përfundimit të raportimit përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kryeprokurori Olsian Çela përsëriti se shtetet e huaja nuk u japin përgjigje letërporosive të dërguara nga Shqipëria. Në një prononcim për mediat, Çela u pyet dhe për referimet e bëra dhe tha se do të shqyrtohet gjithçka që ka të bëjë me krimet zgjedhore. 

Pjesë nga deklarata e Çelës:

Në përgjithsësi, vendet e huaja nuk përcjellin informacione lidhur me dekriminalizimin. Tani me fillimin e fushatës zgjedhore, do bëjmë përpunimin e të dhënave për çdo referim që është bërë dhe më pas do të bëjmë me dije të dhënat. Do vlerësojmë çdo referim për krimet zgjedhore. Duhet përshtatur rregullimi ligjor në raport me atë që bën prokurori. Është e pamundur të kthehesh pas në vite dhe të mos gjesh të dhënat e pasqyruara. 

olsian cela

Sondazh

Poll