Politike

Zhupa: Ju nuk doni media, doni kaseta të gatshme, gazetarët kërcënohen familjarisht sa herë publikojnë denoncime

Ajo shtoi gjithashtu se kur Ramës nuk i pëlqen linja editoriale e një medieje, e sulmon atë, duke përmendur këtu OraNews dhe News24. 

13 Prill 2023, 12:08 Nga F.M
Zhupa: Ju nuk doni media, doni kaseta të gatshme, gazetarët
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka folur për gazetarët në vendin tonë. Në fjalën që mbajti në Kuvend, Zhupa tha se kryeministrit Edi Rama nuk i pëlqen mediat e lira, pasi nuk i kontrollon dot ato. Ajo shtoi gjithashtu se kur Ramës nuk i pëlqen linja editoriale e një medieje, e sulmon atë, duke përmendur këtu OraNews dhe News24. 

Pjesë nga fjala e Zhupës: 

Për herë të parë pesë dhomat e tregtisë kanë dalë në një deklaratë të përbashkët dhe kjo gjë duhet të ishte për qeverinë një moment reflektimi, për të kuptuar se çfarë po ndodh në këtë vend. Për ju është një moment tjetër tallavaje ku ministritë e propagandës shpërndajnë kaseta të gatshme. Sot ministra e propagandës ka ngelur pa ministrin e vet. Kryeministrit shqiptar nuk i pëlqejnë gjykatat, aq shumë saqë kur i rrëzuan ligjin e mediat u çudit. U çudit se si Komisioni i Venecias ia rrëzoi. Gazetarët janë ata që vuajnë më shumë, kërcënohen sa herë del një dokument, sa herë njëkryebashkiak futet në burg. Kur linja editoriale nuk ju pëlqen, përfundojmë në rastet që njohim, sekuestrimi i Orës dhe rasti flagrant i dramës me tre akte në Prestige Resort. Nuk dihet ende nëse do të vazhdojë akoma kjo dramë. I përgjigjen të vërtetës ata dhe jo porosive të kryeministrit. Ne këtu diskutojme se do të përafrojmë standartet me Bashkimin Evropian, Këtu në fakt porositen drejtuesit e mediave. Televizionet nuk pyesin për sanksionimet, për rregullat, për barazinë e kohës televizive. E trajojnë kryeministrin si kryeministër, në kuptimin që nuk konsiderohet se po bën fushatë në momentin që përuron një copë rrugë. Kjo është të kesh të vëndosurszyet e pushtetit.

ina zhupa seance plenare 13 prill 2023

Sondazh

Poll