Politike

Rama me çantë në krah! Ia merr nga dora doktoreshës në Durrës; Hajde mbill pemë! U rrit rroga...

Teksa doktoresha mbillte pemën, kryeministri i kujtonte në çdo moment që i kishte rritur pagat bluzave të bardha.  

12 Prill 2023, 19:18 Nga k.m.
Rama me çantë në krah! Ia merr nga dora doktoreshës
Edi Rama dhe doktoresha

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një aksesor të ri sot për "outfit-in" e tij. I ka marrë çantën një doktoreshe që kishte shkuar për të ndjekur nga afër fjalimin e tij në Durrës, në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Teksa doktoresha mbillte pemën, kryeministri i kujtonte në çdo moment që i kishte rritur pagat bluzave të bardha.  

"A doktoreshë! U rritën pagat doktoreshë! Tani ma jep çantën këtu dhe merr lopatën. Ja ashtu! Bravo,"-dëgjohet teksa thotë Edi Rama.

edi rama edi rama ne durres zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll