Politike

"Durrësit nuk i duhet një kukull që të luajë me fatin"/ Rama: Do ta bëjmë një nga destinaciont më të kërkuara në Mesdhe

Rama tha se qëllimi i kësaj qeverie me investimet e mëdha është ta kthejë Durrësin në një nga destinacionet më të kërkuara në Mesdhe.

12 Prill 2023, 18:48 Nga A.B
"Durrësit nuk i duhet një kukull që të luajë me
Edi Rama

DURRËS- Pemët e radhës u mbjellën në Durrës. Kryeministri Edi Rama mori pjesë në këtë fushatë, duke takuar njerëzit e duke biseduar me to. Mirëpo, ai nuk i kurseu ironitë me opozitën, duke thënë se qytetit bregdetar nuk i duhet një kukull.

"Potenciali i Durrësit është i jashtëzakonshëm, do të ketë transformim rrënjësor dhe do të kthehet në një destinacion ndër më të kërkuarit në Mesdhe. Në Durrës janë dy porte kyçe për turizmin dhe tregtinë. Sot Durrësi është një qytet i pastër, ka akoma probleme, por është një qytet i pastër, ka zgjidhur problemin e depozitimit të mbetjeve, nuk ka një gangrenë që ndoste ajrin, sot është një qytet shumë i pastër edhe në sytë e të gjithëve që e vizitojnë. Nëpërmjet një kukulle që kanë sjellë këtu, në këtë rast Durrësit nuk i duhet një kukull për të lozur me fatin e vet, por i duhet një rrugë për të ecur përpara, duke ndihmuar edhe atë pjesë të politikës të përballjes në skenën politike që të lehtësohet nga barra e së shkuarës të vijë në vete dhe të bëhet gati për të garuar me ne, jemi në garë me kohën dhe për të ardhmen, për të zgjidhur sa më shumë probleme dhe për të bërë sa më shumë punë, nuk jemi në garë që për hallet e tyre personale që duan të marrin peng sa më shumë bashki, jetën tonë publike për të krijuar një imunitet për vete për problemet që kanë me të shkuarën kjo nuk është e mundur.."- tha Rama.

Rama së bashku me kryebashkiaken aktuale dhe njëherazi kandidate, Emirjona Sako, tha se qëllimi i kësaj qeverie me investimet e mëdha është ta kthejë Durrësin në një nga destinacionet më të kërkuara në Mesdhe.

"Me investimet e reja, Durrësi do të ketë një transformim rrënjësor dhe do të kthehet në një destinacion nga më të kërkuarit në Mesdhe. Do të rriten mundësitë për punë dhe më të mirëpaguara. Këtu janë dy porte kyce për turizmin dhe tregtinë porti i ri i turizmit dhe ai i ri tregtar. Për të dyja këto porte jemi në proces. Me atë turistik është vendosur baza e kantierit dhe nuk ka më pengesa. Me portin tregtar jemi në fazën e garës ndërkombëtare. Projekt ambicioz për ta bërë Durrësin portë hyrëse për Rajonin."

edi rama zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll