Politike

ME VIDEO/ 45 minuta takim! Momenti kur Escobar mbërrin tek zyrat e Alibeajt, i pari e pret Bardhi

Ai del nga makina dhe duket se personi i parë që e pret është deputetit Gazment Bardhi që shoqëron Alibeaj bashkë me Kreshnik Çollakun dhe Orjola Pampurin. T

12 Prill 2023, 11:14 Nga F.M
ME VIDEO/ 45 minuta takim! Momenti kur Escobar mbërrin tek zyrat e
Takimi

TIRANË- Dosja.al ju sjell pamjet nga takimi i zhvilluar mes të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe deputetit Enkelejd Alibeaj. Escobar shihet se ka mbërritur i shoqëruar nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Ai del nga makina dhe duket se personi i parë që e pret është deputetit Gazment Bardhi që shoqëron Alibeaj bashkë me Kreshnik Çollakun dhe Orjola Pampurin. Takimi mes tyre ka zgjatur 45 minuta dhe tema kryesore e bisedës kanë qenë zgjedhjet lokale të 14 majit.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar ka nisur një sërë takimesh prag zgjedhjeve lokale të 14 majit. Dje, Escobar takoi kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Bajram Begaj. Sot po takon përfaqësues të Opozitës, deputetin Enkelejd Alibeaj dhe Kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Pas takimeve të zhvilluara një ditë më parë, në një reagim ambasada e SHBA-ve tha se thirrja e Escobarit për liderët ka qenë që të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit dhe të përmbushin pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë. I dërguari i SHBA-ve ka shmangur takimet me kryedemokratin Sali Berisha, i cili është shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

gabriel escobar enkelejd alibeaj escobar ne tirane

Sondazh

Poll