Politike

I shoqëruar nga Kim, Escobar nis takimin me Alibeajn, të pranishëm dhe tre deputetë të PD-së

Të pranishëm janë edhe deputeti Gazmend Bardhi, Kreshnik Collaku dhe Orjola Pampuri.

12 Prill 2023, 10:28 Nga F.M
I shoqëruar nga Kim, Escobar nis takimin me Alibeajn, të
Gabriel Escobar dhe Yuri Kim

TIRANË- Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor ka nisur takimin me deputetët e Opozitës. Escobar, i shoqëruar nga ambasadorja Yuri Kim po zhvillon një takim me deputetin Enkelejd Alibeaj.

Të pranishëm janë edhe deputeti Gazmend Bardhi, Kreshnik Collaku dhe Orjola Pampuri. Gjatë takimit do të diskutohet kryesisht për situatën politike në vend dhe zgjedhjet e 14 majit.

Dje, Escobar zhvilloi takime me Ramën dhe Begaj. Pas takimeve, në një reagim ambasada e SHBA-ve tha se thirrja e Escobarit për liderët ka qenë që të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit dhe të përmbushin pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë. I dërguari ka shmangur takimet me kryedemokratin Sali Berisha, i cili është shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

gabriel escobar escobar ne tirane

Sondazh

Poll