Politike

Meta: Varfëria është alarm në Elbasan, ne po marrim veprime konkrete për ta mposhtur atë

Po ashtu ai ka shtuar se janë të përkushtuar që ta nxjerrin Elbasanin nga lista e qarqeve më të varfëra në vend.

12 Prill 2023, 09:52 Nga I.A
Meta: Varfëria është alarm në Elbasan, ne po marrim veprime
Ilir Meta

ELBASAN- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se varfëria në familjet e Elbasanit është e madhe. Me anë të një postimi në Facebook, Meta theksoi se për të luftuar në ekstremin e varfërisë në vend, koalicioni 'Bashkë Fitojmë' ka hedhur propozime konkrete. Po ashtu ai ka shtuar se janë të përkushtuar që ta nxjerrin Elbasanin nga lista e qarqeve më të varfëra në vend.

Postimi i Plotë:

Varfëria përbën një nga kërcënimet kryesore të familjes shqiptare dhe kambanat e alarmit sot janë të mëdha mbi familjet në Qarkun e Elbasanit, që është Qarku i dytë më i varfër në vend. Në Elbasan, nevoja për Ndryshim është ulëritëse. Në Elbasan, mbrojtja e familjes dhe rikthimi i shpresës tek të rinjtë është emergjencë. Duhen propozime dhe plan konkret! Ne dje ndërmorrëm hapin e parë, prezantuam propozimet tona konkrete në tryezën “Të Mbrojmë Familjen dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”, që Partia e Lirisë organizoi në qytetin e Elbasanit.

Kënaqësi që në këtë tryezë të kishim prezent Kryebashkiakun e ardhshëm të Elbasanit, z.Luçiano Boçi dhe Kryebashkiaken e ardhshme të Prrenjasit, znj. Suzana Topi, të cilët janë kaq shumë të përkushtuar për t’ju shërbyer qytetarëve, për të hartuar dhe propozuar politika konkrete dhe të çmuara, që e fuqizojnë familjet, që i japin shpresë të rinjve, që i nxisin dhe inkurajojnë ata të krijojnë familjet e tyre dhe ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Ne jemi të vendosur ta nxjerrim Elbasanin nga lista e Qarqeve më të varfëra të Shqipërisë. Ne jemi të vendosur për fuqizimin ekonomik të familjeve dhe krijimit të mundësive për të rinjtë dhe të rejat e mrekullueshme të Elbasanit, Cërrikut, Librazhdit, Prrenjasit, Gramshit, Peqinit dhe Belshit. Bashkë Fitojmë!

ilir meta

Sondazh

Poll