Politike

‘Vetëm përpara, kurrë më mbrapa’, slogani që Rama ‘vodhi’ nga Mitsotakis

Fjalët e përdorura janë shumë të ngjashme, por ndryshimi kryesor është se në shtetit helen, përplasja me slogane bëhet për zgjedhjet parlamentare.

12 Prill 2023, 08:22 Nga F.M
‘Vetëm përpara, kurrë më mbrapa’, slogani
Edi Rama dhe slogani

TIRANË- ‘Vetëm përpara, kurrë më mbrapa’ ishte slogani me të cilin Partia Socialiste nisi fushatën elektorale, por siç duket, fraza nuk ka qenë një risi. E njëjta ‘moto’ po përdoret jo shumë larg vendit tonë, në Greqi.

“Greqia nuk kthehet prapa, shikon vetëm përpara”, kjo është shprehja që përsërit Kyriakos Mitsotakis prej muajsh tashmë.

Fjalët e përdorura janë shumë të ngjashme, por ndryshimi kryesor është se në shtetit helen, përplasja me slogane bëhet për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 21 maj. Ndërsa në vendin tonë, PS-ja është  angazhuar edhe për ato vendoret, për të cilat deklaroi vetë kryeministri se do t’i kalonin ‘pa zhurmë’.

Por, siç duket, slogani i Mitsotakis, ka qenë më se tërheqës për t’i rezistuar.

edi rama kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll