Politike

VIDEO/ Fushatë pa zhurmë? Rama dhe Veliaj bëjnë "party" me tallava në Farkë

Atje, disa orë pasi u kërkoi që të mos bënin shumë zhurmë në fushatë, shkoi edhe kryeministri Edi Rama.

11 Prill 2023, 22:31 Nga k.m.
VIDEO/ Fushatë pa zhurmë? Rama dhe Veliaj bëjnë
Pamje nga festa

TIRANË- Nën ritmet e kolonës zanore që do të shoqërojë fushatën e zgjedhjeve te 14 majit, socialistët janë mbledhur në Farkë. Pas nisjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me strukturat e PS në "Parkun Helen" në Liqenin e Farkës.

Atje, disa orë pasi u kërkoi që të mos bënin shumë zhurmë në fushatë, shkoi edhe kryeministri Edi Rama. Ndërkohë që gjatë gjithë kohës në sfond luhej ajo që deri më tani mendohet se është kënga zyrtare e fushatës, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Sigurisht pjesë e tekstit është edhe slogani i socialistëve, “të ecim para, jo kthim pas”.

PJESË NGA BISEDA MES RAMËS DHE VELIAJ:

Edi Rama: Ej, e dini pse erdha unë? Ky më çoi mesazh dhe më tha: “Lal këtej nga Farka ka qofte, ka birra, ka qingja, ka bërxolla, ka keca, ka pula… Hajde po pate qejf se dhe mileti është mbledhur”. Po për ça erdha unë? Të dëgjoj fjalimin e këtij. Nuk e kuptoj këtë. Erdha të dëgjoj fjalimin tat tani?

Erion Veliaj: T’i përshëndesim njerëzit dhe ta bëjmë gëzuar...

Edi Rama: Ti shko mbill ndonjë pemë se e bëjmë gëzuar vetë ne. Kështu është me Lalin./Dosja.al

erion veliaj zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll