Politike

DENONCIMI- Arlind Qori: Si Veliaj dhe “Arlis SHPK” betonizuan zonën e ish-parkut

Arlind Qori solli në vëmendje protestat e banorëve në vitin 2017 për zhdukjen e një parku në zonë, që i hapi rrugë ndërtimeve të pallateve shumëkatëshe nga firma e ndërtimit.

11 Prill 2023, 22:19 Nga k.m.

DENONCIMI- Arlind Qori: Si Veliaj dhe “Arlis SHPK” betonizuan

TIRANË- Kandidati për kryebashkiak i Tiranës nga "Lëvizja Bashkë", Arlind Qori denoncoi betonizmimn e zonës së ish-parkut të autobusëve nga firma “Arlis sh.p.k.” dhe Erion Veliaj. Në denoncimin e sotëm, Qori solli në vëmendje protestat e banorëve në vitin 2017 për zhdukjen e një parku në zonë, që i hapi rrugë ndërtimeve të pallateve shumëkatëshe nga firma e ndërtimit. Ndër të tjera, Arlind Qori shton se ende sot po zhvillohet një betejë në Gjykatë.

"Në vitin 2017, bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj, i ka dhënë leje ndërtimi firmës "ARLIS" aty ku më parë ndodhej Policia Bashkiake dhe një park publik. Sipas investigimit të Top Channel, kjo firmë është në pronësi të njerëzve të afërm të ish- ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj. Pasi ndërtuan disa kulla në parkun publik, Erion Veliaj, Fatmir Xhafaj dhe oligarkët e ndërtimit i kanë lënë banorët e ish - Parkut të autobusëve pa një hapësirë publike ku mund të shplodhen. Sot, 6 vite më vonë, aktivistët Arlind Qori, Bislim Lakna dhe Enriko Peçulaj sorrollaten dyerve të gjykatave vetëm se kundërshtuan këtë projekt gllabërues. Beteja jonë nuk është thjesht një betejë gjyqësore, por një betejë politike, qytetare dhe ne duam të luftojmë për një qytet që ka hapësira e parqe publike, nuk ka oligarkë, por ka qytetarë që së bashku ndërtojnë të ardhmen e tyre,"-tha Qori.

VIDEOJA E DENONCIMIT: 

arlind qori

Sondazh

Poll