Politike

“Paj Zotin, nigjojeni içik”/ Rama kërkon mendim nga stafi për këngën e fushatës: Ju pëlqen? Ma dërgoi një fans

Mendimi i stafit duket se nuk u mor për bazë nga Rama, pasi në fund u kërkon që të largohen.

11 Prill 2023, 14:04 Nga A.B
“Paj Zotin, nigjojeni içik”/ Rama kërkon mendim nga
Edi Rama

TIRANË- Mesa duket 'fansat' e kanë mbushur kryeministrin Edi Ramën me këngë për fushatën zgjedhore. E ai është impresionuar. Të paktën kështu duket në videon që sapo ka publikuar në 'Facebook', ku bën sikur është mahnitur e nuk po e ndan dot mendjen. Ai kërkon ndihmë nga stafi, të cilët shfaqen të buzëqeshur, e duke kërcyer në video.

'Paj Zotin nigjojeni içik kët kongën që m’çoi i fans. A e keni idenë e kujt o se kushedi ju pëlqe…?- pyet Rama stafin e tij. 

Një ditë më parë u zbulua slogani i PS për zgjedhjet vendore të 14 Majit, “kurrë pas, përpara”.

edi rama

Sondazh

Poll