Politike

“Po kërcet arma e tritoli"/ Salianji kërkon përballje me Çuçin dhe Rrumbullakun: A keni guxim ta luftoni krimin?

Salianji i pyeti ata nëse kanë guxim ta dënojnë krimin, pasi për ta luftuar sipas tij, nuk e bëjnë dot. 

11 Prill 2023, 13:59 Nga A.B
“Po kërcet arma e tritoli"/ Salianji kërkon përballje
Ervin Salianji

TIRANË- Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Sigurisë, ku i pranishëm është edhe ministri Ulsi Manja. Në nisje të seancës, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji iu drejtua ministrit duke përmendur tritolin ndaj kreut të PD-së në Vaun e Dejës. 

Ai i pyeti ata nëse kanë guxim ta dënojnë krimin, pasi për ta luftuar sipas tij, nuk e bëjnë dot. Manja u bëri thirrje autoriteteve ligjzbatuese të zbardhin ngjarjen.

Pjesë nga diskutimi:

Salianji: Drejtori nuk të ka ardhur pas kërkesës për kamerat e vendosura nëpër qytet. Pse nuk jeni të shqetësuar ju që ne kërkojmë që të vijë të japë llogari Ministri i Brendshëm dhe drejtori i Policisë, ndërkohë që sot fluturon me tritol kreun i PD në Vaun e Dejës? Kanë frikë të përballen? Po u vriten përditë njerëz, të vijë Çuçi këtu… Pse tritolin e krimit e përdorni ndaj medias, e vendosni ndaj opozitës? Po kërcet kallashi dhe tritoli përditë, a ke guxim ta thuash a jo zoti Qefalia? Keni guxim ta dënoni krimin? Se mirë që nuk e luftoni por dënojeni  të paktën…

Qefalia: Le të presim 14 majin dhe t’i shohim ku janë këta, ndaj vazhdoni me rendin e ditës së nuk shkon që në Komisionin e Sigurisë të krijohet një situatë e tillë.

Manja: Çdo lloj krimi meriton të dënohet dhe agjencitë ligjzbatuese të zbardhin të vërtetën dhe t’i japin përgjigje edhe këtij krimi. Për ne është jo vetëm detyrim kushtetues ardhja në këto komisione, por dhe moment që na jepet mundësia të komunikojmë me qytetarët që hasim në punën tonë të përditshme.

komisioni i sigurise ervin salianji

Sondazh

Poll