Politike

Zgjedhjet lokale, Manja: Çdo i paraburgosur dhe i dënuar që ka të drejtë do të votojë  

Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së komisionit të ligjeve, Manja është shprehur se të dënuarit nuk mund të marrin leje të dalin jashtë institucionit para apo gjatë zgjedhjeve. 

11 Prill 2023, 13:58 Nga I.A
Zgjedhjet lokale, Manja: Çdo i paraburgosur dhe i dënuar
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar se çdo i paraburgosur dhe i burgosur me të drejtë vote do të votojë në zgjedhjet lokale të 14 majit. Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së komisionit të ligjeve, Manja është shprehur se të dënuarit nuk mund të marrin leje të dalin jashtë institucionit para apo gjatë zgjedhjeve. 

"Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë të gjitha masat për të garantuar të drejtën e votës për të gjithë të paraburgosurit dhe të dënuarit që kemi aktualisht në institucionet tona. Në datën 4 ka dalë ekstrakti i fundit zgjedhor dhe Drejtoria e Burgjeve ka bërë koordinimin me njësitë e qeverisjes vendore për të parë nëse të paraburgosurit dhe të dënuarit janë në listat e zgjedhësve dhe ne garantojmë që të gjithë të paraburgosurit dhe të dënuarit që kanë të drejtën e votës gjenden në lista. Masa e dytë është garantimi i çdo të paraburgosuri dhe të dënuari të jenë të pajisur me karta identiteti. Një nga arsyet që shtymë ligjin për amnistinë ishte procesi zgjedhor i 14 majit për të shmangur çdo alibi për zgjedhjet. Pas zgjedhjeve kam orientuar Drejtorinë e Burgjeve të përgatisin në draft të ligjit për amnistinë brenda kufizimeve ligjore”, tha Manja.

ulsi manja zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll