11 Prill 2023, 13:19
Nga A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas sulmit me tritol që i ndodhi mëngjesin e sotëm kreut të degës së PD-së, në Vaun e Dejës, Benard Ndrecës. Meta e quan sulmin një akt terrorist, i cili provokoi Ndrecën dhe familjen e tij. Po ashtu, Meta thekson se asnjë sulm i tillë nuk do frikësojë opozitën, e cila sipas tij do dalë e fituar në zgjedhje.
REAGIMI:
Solidaritetin më të fuqishëm me Bernard Ndrecën, Kryetarin e PD në Bashkinë e Vaut të Dejës për aktin terrorist me të cilin u provokua sot së bashku me familjen e tij. Një regjim i pashpresë për t'u ballafaquar me qytetarët, që vetëm i ka mashtruar dhe vjedhur, inskenon akte të tilla cubash të pabesë me qëllim frikësimin e opozitarëve.
Asgjë nuk e ndal Opozitën e Bashkuar me të gjthë qytetarët e ndershëm për të ndëshkuar regjimin e bandave më 14 Maj! Asgjë nuk e ndal Fitoren e Zef Hilës në Bashkinë e Vaut të Dejës dhe Fitoren 5 me 0 në të gjithë Qarkun e Shkodrës! #BashkeFitojme #14Maj #NdryshimMeCdoCmim.
Çfarë ndodhi sot?
Makinës së kryetarit të PD-së në Bashkinë e Vaut të Dejës, Benard Ndrecës i është vendosur tritol. Shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Paçram të Vaut të Dejës, në momentin që Ndreca ka hipur në makinë. Nga shpërthimi, Ndreca dhe nëna e tij e cila ishte në oborr, nuk kanë pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale. Ndreca është shprehur se atentati ndaj tij me tritol është një sulm politik, duke shtuar se nuk ka konflikte me asnjë njeri duke pretenduar se ngjarja lidhet me detyrën e tij si kreu i PD-së në Vaun e Dejës. Kamerat e sigurisë fiksuan dy persona, të cilët gjatë natës montuan sasinë e tritolit në mjetin 'Audi'. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama.
ilir meta atentat bernard ndreces
Politike
11 Prill 2023, 13:14
A.B
Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas shpërthimit me tritol ndaj kryetarit të PD-së në Bashkinë e Vaut ...
Politike
11 Prill 2023, 13:12
A.B
Elisa Spiropali
TIRANË-Reagon Partia Socialiste në lidhje me atentatin ndaj kreut të PD-së, në Vaun e Dejës, Benard Ndrec&eum...
Politike
11 Prill 2023, 13:02
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë ditën e sotme në konferencën e katërt Kombëtare e industrisë s&eu...
Politike
11 Prill 2023, 11:39
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar ashpër shpërthimin me tritol që ndodhi ditën...
Politike
11 Prill 2023, 11:10
A.B
Yuri Kim
TIRANË- Bursa Shqiptare e Energjisë ka nisur ditën e sotme operimim, me linçimin e ankandit të parë të tregut...
Politike
11 Prill 2023, 11:29
I.A
Ulsi Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka shpjeguar ndryshimet në ligjin për Policinë e Burgjeve. Gjatë...
Politike
11 Prill 2023, 11:02
I.A
Lefter Alla
BULQIZË- Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ka ankimuar vendimin për masën e sigurisë arrest me burn në...
Politike
11 Prill 2023, 10:59
I.A
Yzeiraj dhe Xhafaj
TIRANË- Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Endrit Yzeiraj ka deklaruar sot se ndërtimi i ...
Politike
11 Prill 2023, 10:54
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas shtyrjes së seancës nga Gjykata Kushtetuese pë...
Politike
11 Prill 2023, 10:42
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se e kanë gati planin për uljen e kostos së jetes...