Politike

Ndërtimi i urës me Malin e Zi, Yzeiraj: Do të sjellë zhvillim. Xhafaj: Procedura tenderuese është ende e paqartë

Po ashtu ai kujtoj se kjo urë do të shkurtojë disa kilometra dhe do e bëj me të thjesht kalimin nga njëri shtet në tjetrin. 

11 Prill 2023, 10:59 Nga I.A
 
Ndërtimi i urës me Malin e Zi, Yzeiraj: Do të sjellë
Yzeiraj dhe Xhafaj

TIRANË- Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Endrit Yzeiraj ka deklaruar sot se ndërtimi i urës që do të lidh Shqipërinë dhe Malin e Zi mbi lumin Bunë do të shkurtojë në 300 metra distancën mes Velipojës e Ulqinit, nga 73 kilometra që është aktualisht. Gjatë mbledhjes së sotme në Komisionin e Ligjeve, Yzeiraj renditi disa prej përfitimeve që pritet të sjellë realizimi i këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor. Po ashtu ai tha se ndërtimi i kësaj ure ndërlidh dy komunitete shqiptare që jetojnë në të dyja krahët e lumit.

Ndërtimi i një ure mbi lumin Buna është një nga ëndrrat e kahershme, jo vetëm të banorëve, por edhe të qeverive shqiptare, në këto 30 vjet. Kjo marrëveshje dhe ndërtimi i kësaj ure do të ketë efekte të jashtëzakonshme, jo vetëm për komunitetet që jetojnë përgjatë lumit Buna, duke nxitur zhvillimin e turizmit në të dyja krahët e Bunës, por do të ketë efekt të jashtëzakonshëm për sa i përket ndërlidhjes mes Shqipërisë e Malit të Zi. Ura mbi lumin Buna do të sjellë një zhvillim edhe në sektorë të tjerë si në atë bujqësor dhe agropërpunues dhe do të ndihmojë edhe subjekte të tjera të sektorit të turizmit të ndërlidhura me to, siç janë fermat, kulinaria, peshkimi apo sektorët e tjerët të lidhur me transportin. Kemi rreth 360 mijë turistë që vizitojnë pjesën shqiptare dhe 170 mijë që vizitojnë Ulqinin, të cilët me urën e re do të komunikojnë në lehtë me njeri-tjetrin. Janë 34 km plazhe, të cilat fatkeqësisht nuk janë të ndërlidhur me njëri-tjetrin në këtë moment. Distanca aktuale është 73 km nga Muriqani ose 1.5 orë. E gjitha reduktohet në një distancë 300 metra ose 5 minuta me automjet gjatë sezonit të verës”, tha ai.

Ndërkohë që deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka deklaruar se procedura tenderuese për ndërtimin e urës që do të lidhë Shqipërinë dhe Malin e Zi ësjtë e paqartë. Deputeti Xhafaj u shpreh se për këtë projekt duhet që të bëhet një tender i bazuar në mekanizmat ndërkombëtar. Po ashtu ai kujtoj se kjo urë do të shkurtojë disa kilometra dhe do e bëj me të thjesht kalimin nga njëri shtet në tjetrin. 

"Procedura tenderuese është e paqartë. Duhet tender të bazuar në mekanizmat ndërkombëtare. Po për projektin çfarë tenderi do të bëhet? Pse nuk bëhët tender ndërkombëtar edhe për këtë projekt. Ura që lidh Velipojën me Ulqinin u vendos në mbledhjen e dy qeverive. Kujtojmë se ndërtimi mbi lumin e Bunës është plani i përbashkët i Shqipërisë dhe Malit të Zi ku së bashku deri 2024 të ndërtojnë urën mbi lumin që do lidh qytetin e Ulqinit dhe Velipojën si qytetin më jugor në Malin e Zi dhe qytetin më verior të Shqipërisë. Ura do të jetë e gjatë 310 metra dhe do të shkurtoj rrugën nga plazhi i madh i Ulqinit deri Velipojë nga 70 kilometra aktualisht në disa kilometra. Plani i urës është prezantuar nga kryeministrat Rama edhe Abazoviç gjatë samitit lidhur me Ballkanin e hapur në Ohër,' tha Xhafaj.

Nga ana tjetër deputeti demokrat Saimir Koreshi, ngriti dyshime për rritjen e kostos së ndërtimit të Urës mbi Bunë si dhe për dëmtimin e ekosistemit.

"Kjo zonë është e mbrojtur në konventën e “Ramsajit” dhe në asnjë nga 4 pikat e juaja nuk trajtohet fakti se çdo bëhet dhe a ndikon kjo infrastrukturë… Aty është ngjala europiane, që është specie në zhdukje. Fillimisht vlera e projektit ishte 9 mln euro, tani shkon 20 mln euro, por pa specifikuar pse ka ndodhur ky ndryshim? Mos duhen lekë për zgjedhje?", tha Korreshi.

Shqetësimeve të Korreshit i është përgjigjur zëvendësdrejtori i FSHZ-së Gentian Kërri, i cili theksoi se projekti fillimisht u mendua i thjesht, por më tej u bë projekti përfundimtar. 

"Sikurse mund ta shikoni në relacioni projektim është paguar, 187 955 euro pa TVSH. Në fillim ishte menduar një vepër më e thjeshtë, por më tej është arritur se do realizohet projekti me trarë çeliku, soleta do jetë me beton arme, ka një gjatësi 600 metra, gjerësi 17 metra, dy trotuare, korsi biçiklete, dhe korsi për mjetet mbi 3.5 metra. Lartësia 10.3 metra mbi nivelin e lumit. Për sa i përket zonës së mbrojtur, në vijim të procesit të hartimit të projektit teknik, po shqyrtohet vlerësimi i ndikimit në mjedis," tha Kërri.

fatmir xhafaj komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll