Politike

Meta pas bashkëbisedimit me qytetarët në Facebook: Kemi gati planin që ul koston e jetesës

Po ashtu Meta ka theksuar se ulja e taksave vendore dhe e kostove të jetesës fillon me votën për koalicionin 'Bashkë Fitojmë'.

11 Prill 2023, 10:42 Nga I.A
Meta pas bashkëbisedimit me qytetarët në Facebook: Kemi gati
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se e kanë gati planin për uljen e kostos së jetesës në Shqipëri. me anë të një postimi në Facebook, Meta theksoi se një nga shqetësimet e qytetarëve është rritja e taksave dhe e çmimeve në vend. Po ashtu Meta ka theksuar se ulja e taksave vendore dhe e kostove të jetesës fillon me votën për koalicionin 'Bashkë Fitojmë'.

Postimi i Plotë:

Të dashur miq. Ishte kënaqësi komunikimi me ju dje në rrjetin social Facebook. Një nga shqetësimet më të mëdha të shprehura prej jush ishte rritja e taksave dhe rritja e çmimeve në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Ne e kemi dëgjuar zërin tuaj. Ne e mbështesim shqetësimin tuaj. Prandaj ne kemi gati planin që ul taksat, që ul koston e jetesës dhe që i jep hov zhvillimit të ekonomisë. Ulja e taksave vendore dhe ulja e kostove të jetesës nis me votën tuaj për Koalicionin "Bashkë Fitojmë" në 14 Maj. Bashkë Fitojmë!

ilir meta

Sondazh

Poll