11 Prill 2023, 09:57
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pagat për trupat e Forcave të Armatosura do të rritën drejt nivelit mesatar të NATO-s. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se kushtet kanë ndryshuar dhe pagat e ushtarakëve tanë nuk do të jenë më të ultat në rajon. Ky njoftim i Ramës vjen në ditën që Partia Socialiste hap fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Postimi i Plotë:
Pagat e Ushtrisë Shqiptare ishin për një kohë të gjatë një arsye për t’u ndjerë keq për trupat e Forcave të Armatosura, por s’kishim asnjë rrugë tjetër përveçse të çonim përpara me këmbëngulje e durim ndryshimet e domosdoshme, pa të cilat pagat nuk mund të rriteshin siç duhej dhe siç e dëshironim të gjithë. Tanimë kushtet kanë ndryshuar shumë dhe ushtarakët tanë nuk janë më të fundit e rajonit për nivelin e pagave të tyre, përkundrazi, ata kanë paga ndër më të lartat të cilat do të vazhdojmë t’i rrisim drejt mesatares së NATO-s. PAGAT E REJA, falë të cilave paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet duke arritur majën historike të 900Eurove në 2024, janë frut i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe për financat tona, rritjeje të të ardhurave falë rritjes së ekonomisë, tregtisë, investimeve publike e private, rritjes së prodhimit e të eksporteve, modernizimit të sistemit të mbledhjes së taksave përmes kompjuterizimit të transaksioneve në kohë reale, lehtësimit e rritjes së shpejtësisë së shërbimeve për biznesin falë digjitalizimit të tyre, forcimit të shtetit në tërësi dhe uljes së ndjeshme të korrupsionit në tatime e dogana, po mbi të gjitha, PAGAT E REJA janë frut i punës sonë të përbashkët, të çdo shqiptari e shqiptareje, që në shtet a në privat, kontribuon për ekonominë shqiptare me punën e vet.
Dy javë më parë Rama ka publikuar planin për rritjen e pagave në vend. Plani i treguar nga Rama ka dy faza, faza e parë është tani në prill, ku rroga minimale ka shkuar në 400 mijë lekë, ndërsa faza e dytë konkretizohet vitin e ardhshëm, ku sipas Ramës, paga mesatare do të shkojë 900 mijë lekë. Por sipas opozitës kjo është një mashtrim dhe blerje e qyetarëve për zgjedhjet lokale që do të mbahen në 14 maj.
edi rama rritja e pagave
Politike
11 Prill 2023, 09:14
A.B
Edi Rama, Alice Taylor
TIRANË- Podkasti i radhës i kryeministrit Edi Rama ka të ftuar gazetaren britanike Alice Taylor. Podkasti ‘Flas...
Politike
11 Prill 2023, 07:38
A.B
Belind Kellici
TIRANË- Kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi ka vënë theksin te shtresa që pë...
Politike
10 Prill 2023, 23:58
k.m.
Roland Bejko
TIRANË- Kandidati i Enkelejd Alibeajt për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko tha se beson se do e mund kryebashkiakun e Tira...
Politike
10 Prill 2023, 23:38
k.m.
Belind Këlliçi
TIRANË- Kandidati i koalicionit të opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka ...
Politike
10 Prill 2023, 23:26
k.m.
Lajla Përnaska
TIRANË- Kandidatja për kryetare të bashkisë së Tiranës, Lajla Përnaska ka treguar pse ka zgjedhur p...
Politike
10 Prill 2023, 23:14
k.m.
Edmond Spaho dhe Shpëtim Idrizi
TIRANË- Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi është...
Politike
10 Prill 2023, 23:08
k.m.
Luçiano Boçi
ELBASAN- Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë fitojmë!" në bashkinë e Elbasanit, Luçiano Bo&cced...
Politike
10 Prill 2023, 21:53
k.m.
Damian Gjiknuri
TIRANË- Sekretari i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka komentuar shtrimin e asfaltit në rrugët e kryeqytetit dhe jo...
Politike
10 Prill 2023, 21:11
A.B
Mbledhja
TIRANË- Nesër dhe pasnesër (11 dhe 12 prill) deputetët e Komisionit të Jashtëm të Kosovës do të vijn&...
Politike
10 Prill 2023, 20:50
A.B
Veliaj dhe Emiriana Sako
TIRANË- Fushata zgjedhore ka angazhuar të gjitha palët politike në vend e sigurisht nuk kanë munguar prem...